Flash News

KRYESORE

Zjarret vazhdojnë të djegin pyllin e Amazonës, presidenti i Brazilit thotë se nuk i lufton dot

Zjarret vazhdojnë të djegin pyllin e Amazonës, presidenti i

Situata në pyllin e Amazonës, mushkërinë e planetit Tokë, që prodhon 20% të oksigjenit vazhdon që të jetë mjaft e rëndë. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro deklaroi se shteti i tij nuk i ka resurset që të mund të luftojë vatrat e zjarreve të cilat po përparojnë.

Ai ka fajësuar organizatat jo qeveritare, se akne qenë pikërisht ato që kanë ndezur këto zjarre dhe janë fajtore për katastrofën. Kreu i shtetit shtoi se po hetohet për shkakun zjarreve.

Ndërsa ka më shumë se 15 ditë që zjarret vazhdojnë, bota ka nisur të reagojë për këtë katastrofë. Janë të shumtë personazhet të cilët po apelojnë që të mund të ndërhyhet edhe nga vendet e tjera, ndrysa akuzojnë mediet për mungesën e pasqyrimit të këtij lajmi me kaq rëndësi.

Ndërsa në Brazil situata është e vështirë. Metropoli i San Paolos është i mbuluar nga tymi, ndërsa banorët kanë vështirësi në frymëmarrje. ata janë tepër të acaruar nga kjo gjendje dhe fajësojnë presidentin e ri se ka nxitur me qëndrimet e tij fermerët dhe druvarët që t’i vënë flakën pyjeve me qëllim për të përdorur tokën më pas.

Ministri brazilian i Ambientit, Ricardo Salles, u kritikua gjatë një takimi për ndryshime klimatike. Të dhënat satelitore, të publikuara nga Instituti Kombëtar për kërkime Hapësinore, treguan rritje të shifrave të zjarrit për 84 për qind këtë vit, krahasuar me një vit më parë.

Disa pjesëtarë të takimit bërtitën “rajoni i Amazonës është duke u djegur”, teksa Salles arriti në sallë.

Të fundit