Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Interi kryen blerjen e parë në merkaton e janarit

Zyrtare: Interi kryen blerjen e parë në merkaton e janarit

Interi sapo ka zyrtarizuar blerjen e parë të merkatos së janarit. Nëse klubet e tjera kanë qenë aktive, zikaltrit janë kursyer në deklarata dhe në lëvizje, duke u përqendruar te parimi "pak e saktë".

Në një komunikatë zyrtare në sajt dhe në faqet sociale, drejtuesit zikaltër njoftojnë afrimin e anglezit Ashley Young. Mbrojtësi ka firmosur deri në fund të sezonit dhe ka opsion rinovimi me një sezon tjetër, nëse bind trajnerin Antonio Conte.

34-vjeçari i ka dhënë fund aventurës së tij të kahershme te Manchester United dhe pritet të përshtatet shumë shpejt me sistemin e famshëm 3-5-2 të teknikut Conte.

Të fundit