Flash News

KRYESORE

Zyrtarizohen emrat, këta janë 5 deputetët nga PD, PS dhe LSI që do të zgjedhin anëtarët e KLP dhe KLGJ

PS, PD dhe LSI kanë përcaktuar emrat e deputetëve që do të zënë vendet në komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Partia Socialiste do të përfaqësohet me Ylli Manjën, Vasilika Hysin dhe Klotilda Bushën. Partia Demokratike me Oerd Bylykbashin, i cili do të jetë edhe nënkryetar i komisionit, ndërsa LSI me Nasip Naçon.

Tshmë  pritet që Partia Demokratike të paraqesë në komision një mendim të saj për atë që ajo e konstaton si problematikë në ecurinë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të KLGj e KLP. Kujtojmë që një ditë më parë mazhoranca refuzoi propozimin e opozitës për të zgjidhur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, krizën politike të krijuar pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e shumicës.

Të fundit