Flash News

KRYESORE

Akuzat si KÇK dhe atentati me ‘Të fortin e Sukthit', kush është ‘dora’ që kërkoi vite më parë shkarkimin e Arjan Ndojit

Akuzat si KÇK dhe atentati me ‘Të fortin e Sukthit', kush

Arjan Ndoji, është prokurori që ra pre e një atentati me armë zjarri më 1 nëntor në Shkozet, në makinën me të cilën udhëtonte bashkë me Pëllumb Muharremin, i njohur si “i forti i Sukthit”. Ata u plagosën, kurse shoferi i prokurorit, Andi Maloku ndërroi jetë dy ditë më parë.

Po ashtu, para atentatit kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Braçe e kishte akuzuar indirekt si të implikuar dhe të lidhur me bandat kriminale, ose pjesë grupit KÇK.

Por, Ndoji edhe para disa vitesh ka qenë në shënjestër për të mos qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 foli për kohën kur ishte në këtë post dhe bashkë me Drejtorinë e Inspektimit dhe Presidentin e Republikës vlerësuan shkarkimin e prokurorit.

“Në atë kohë, Drejtoria e Inspektimit kur gjendeshin shkelje të ndryshme propozonte masa dhe prokurori i përgjithshëm ishte i detyruar t’ia propozonte Presidentit për të marrë masa. Nuk mund tyë flas për hollësitë, por di qe pas ca kohësh ai ka fituar në Gjykatën e Lartë të drejtën për t’u kthyer sërish në detyrën e prokurorit. Kanë qenë çështje që Drejtoria Inspektimit, unë, Presidenti i Republikës, vlerësuam se dërgonim në shkarkimin e prokurorit, por më vonë Gjykata e Lartë tha “jo”, pra ky është sistemi që kemi zgjedhur”, tha Sollaku.

Duke komentuar atentatin e kryer ndaj makinës ku udhëtonte Ndoji, ish kryeprokurori tha se aktualisht krimi ka marrë hov të madh në vend.

“Ishte ngjarje e rëndë, edhe pse objektivi nuk është qartësuar ende, pra prokurori apo personi tjetër i njohur me precedent. Kur vihet dorë mbi njerëzit e shtetit, veçanërisht mbi gjyqtarët e prokurorët, tregon se krimi ka marrë hov të madh në vend”, tha Sollaku.

Duke folur për ligjin special që ka kërkuar kryeministri për grupin KÇK, ai thotë se është më tepër një deklaratë politike e kryeministrit.

“Mendoj se është një deklaratë politike, për të mos lënë kontingjente të mos abuzojnë në fund të karrierës. Nëse merr para një gjyqtar i ke strukturat e duhura për ta vënë para përgjegjësisë sepse aktualisht nuk ka mungesë ligji për prokurorë apo gjyqtarë të korruptuar”, tha ai.

“Do isha varur në mes të Tiranës”, ish-kryeprokurori flet për shkakun që e penalizoi për anëtar në Gjykatën e Lartë

Të fundit