Flash News

KRYESORE

Analisti Krasniqi: Dikush në PS duhet të mbajë përgjegjësi për Pjetrin

Analisti Krasniqi: Dikush në PS duhet të mbajë

Analisti Afrim Krasniqi nuk mendon se presidenti Ilir Meta do te dekretojë një datë të re për zgjedhje vendore të pjesshmen në Shkodër, pasi ai nuk e njeh 30 qershorin. Duke marrë të mirëqena faktet e publikuara nga PD, Krasniqi në një intervistë për A2 CNN, sqaron se zgjidhja në këtë rast kalon nga tejkalimi i krizës politike.

“Mund të ketë interesa të caktuara që Presidenti mund të gjykojë që nuk bën zgjedhje në Shkodër pa u konsumuar data e tetorit. Duke fituar kohën për një negociatë të re. Mendoj që ky do të jetë variant më optimal që do të përdoret në këtë rast në mënyrë që edhe Presidenti të ruajë të drejtën e dekretit të shpallur për tetorin dhe ndërkohë nëse Shqipëria do të ketë Gjykatë Kushtetuese do të ketë një vendim të saj për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale” u shpreh analisti Krasniqi.

Ndarjen e rrugëve mes PS e Valdrin Pjetrit e ka njoftuar Kryeministri Edi Rama, por sipas Krasniqit, besimi që i dhanë socialistët, nuk mund të kalojë pa kosto politike.

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi politike që ka promovuar individë që ka pasur rekorde kriminale. Dhe kjo nuk mund të vazhdohet me ‘nuk e kam ditu’”, kur sidomos PS sot i ka të gjithë instrumentet në dorë për të kontrolluar çdo individ sidomos kandidatët e saj për kryetarë partie”, shtoi Krasniqi.

Të fundit