Flash News

KRYESORE

Anëtare e bordit të ‘Bindjes Demokratike’? Endira Bushati 'thyen heshtjen'

Anëtare e bordit të ‘Bindjes Demokratike’? Endira Bushati

Ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati ka mohuar kategorikisht lajmin e publikuar në disa media që raportonin se ajo do të jetë pjesë e bordit të partisë ‘Bindja Demokratike. Në një status në Facebook, Bushati sqaron se aktualisht është e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale.

“Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam 'themeluese' e një partie….Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë: Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha….Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017! Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakuumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….”, deklaron Bushati.

‘Bindja Demokratike’ pritet të drejtohet nga Astrit Patozi, pas tërheqjes së Rudina Hajdarit, ndërkohë që emra të tjerë që përfliten se do të jenë pjesë e saj janë: Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi.

Të fundit