Flash News

Bota

Netanyahu flet pas sulmit nga Irani: Jemi të përgatitur për çdo skenar

Netanyahu flet pas sulmit nga Irani: Jemi të përgatitur për

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të shtunën se Izraeli ishte përgatitur për një sulm nga Irani.

Netanyahu shtoi se Izraeli është i përgatitur për çdo skenar.

"Në vitet e fundit, dhe veçanërisht në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona mbrojtëse janë vendosur; ne jemi gati për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë. IDF është e fortë. Publiku është i fortë," tha ai.

Netanyahu falënderoi SHBA-në, Britaninë, Francën dhe aleatët e tjerë të saj për "qëndrimin përkrah Izraelit".

"Ne kemi përcaktuar një parim të qartë: kushdo që na dëmton, ne do t'i dëmtojmë ata. Ne do të mbrohemi kundër çdo kërcënimi dhe do ta bëjmë këtë me nivele të larta dhe me vendosmëri", thuhet në deklaratën e tij.

 

Të fundit