Flash News

KRYESORE

E mohonte se do martohej këtë vit me Shkëlzenin, por Armina e pranoi se dasma u shty për shkak të pandemisë

Thuajse në çdo dalje të sajën publike apo kur u jep mundësi fansave ta pyesin përmes rrjeteve sociale, Armina pyetet për dasmën me Shkëlzenin, me të cilin është e lidhur prej vitesh. Armina shpesh herë ka mohuar zërat që këtë vit do të kishte dasmë. U përfol aq shumë se këtë pranverë do të kishte dasmë, por lajmet u mohuan nga vetë Armina e cila i kërkoi ndjekësve të saj të mos besonin gjithçka që dëgjonin. Mirëpo mbrëmë ajo e pranoi se dasma u shty për shkak të pandemisë globale të koronavirusit. Një nga ndjekësit e saj e ka pyetur në Instagram Arminën se ç’bëhet me planet e saj. Dasma është shtyrë sërish dhe duket se tashmë as Armina vetë nuk e ka idenë se kur do të martohet me Shkëlzenin.

Pyetja: “E shtyve dasmën për shkak të Covid-it?"

Armina: “Po, sepse mendoj se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime. Shumë dasma janë shkaku i infektimit të njerëzve. Kujdesuni!”   Lexo edhe: Armina Mevlani tregon se kur do të martohet me Shkëlzen Berishën Armina Mevlani flet për planet e dasmës dhe fustanin e nusërisë Foto/ Armina Mevlani tregon nëpërmjet Bella Hadid se si do të duket nuse Armina Mevlani zbulon planet për martesë: Shkëlzeni dëshiron fëmijë, për mua është ende shpejt

Të fundit