Flash News

E-TJERA

"Predha të dërgohet për ekzaminim jashtë"/ Kërkoi rihapjen e dosjes së '21 janarit', zbardhen 7 kërkesat e Policisë së Tiranës

"Predha të dërgohet për ekzaminim jashtë"/
Foto Ilustruese

Janë zbardhur kërkesat e Policisë Tiranë në letrën që i ka dërguar Prokurorisë lidhur me dosjen e 21 janarit. Kjo lëvizje e Policisë erdhi një ditë para 10 vjetorit të kësaj ngjarje.

Janë shtatë kërkesa, ku Policia kërkon të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën.

Kërkohet gjithashtu marrja në pyetje efektivëve të Gardës dhe personave pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe personave dëshmitarë që kanë qenë pranë tyre në momentin e ngjarjes.

Një tjetër kërkesë ka të bëjë me rikëqyrjen e e pamjeve filmike duke u fokusuar konkretisht në vrasjen Ziver Veizit, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

1. Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

2 Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar

3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektiv dhe efektiv të Gardës me sherbim në datë 21.01.2011.

4. Ripyetja e personave pjesmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndodnjë të dhënë me interes për hetimin.

5. Të bëhet rikqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetave Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e  shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.

6 Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tirane nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhen e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës

7. Si dhe veprime te tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

 

Të fundit