Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Letra për COVID-in, Rama sulmon Metën: Shih punën tënde, mos fut hundët tek ekspertët!

E lidhur: U përmendi kompetencat, Presidenca përplaset me Ramën: Bën mirë të lexosh Kushtetutën; presim përgjigje mbi Covid-19!

■ Rama foli për transformim të bujqësisë, PD publikon shifrat: Qeveria ka braktisur dhe nënçmuar fermerët; defiçiti vjetor shkon 85 mln euro

■ "Nuk dalim nga greva...", Rama iu përgjigjet naftëtareve: Të dashura greviste, kjo është e drejta juaj, por është e pamundur të ulemi bashkë me ultimatume

■ Kaosi me gjendjen civile, denoncon ish-deputeti: Qeveria u ndryshoi vendbanimin prindërve pa kërkesën e tyre; SPAK të mos hesht! 

■ Greva e naftëtarëve të Ballshit, ish-Ministri: Privatizimi është zgjidhja! Mos u mendoni gjatë, por veproni si amerika e Obamës

■ Një ditë pas riatdhesimit, SPAK thërret për pyetje Floresha Rashën; fëmijët nuk merren në përgjegjësi penale

■ Përfundon gjykimi për dosjen 339/3; Gjykata rrëzon akuzat për grup të strukturuar kriminal, jepet vendimi për 8 të pandehurit

■ Zëvendës ministri i Jashtëm i Greqisë, Kostas Vllasis, ka qenë sot i pranishëm në Bularat të Gjirokastrës, me rastin e festës kombëtare. Teksa mbajti fjalimin e tij, Vllasis u shpreh se komuniteti grek në Shqipëri nuk do të jetë asnjëherë vetëm dhe se qeveria e kryeministrit Mitsotakis është dhe do të jetë pranë tyre.

■ Presidenti Ilir Meta ka zbuluar së fundi bisedën me Ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, teksa shprehet se pranoi me kënaqësi Letrën Kredenciale të saj. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e mira tradicionale dhe politike me Francën, duke bërë një falenderim për ndihëm e dhënë lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

■ Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka reaguar së fundmi për grevën e urisë së naftëtarëve, teksa i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të heqë dorë nga presionet mbi protestuesit. Nëpërmjet një videoje në ‘Facebook’,  Vokshi thekson se cinizmi i Ramës duke u vënë kushte grave naftëtare është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e tyre.

■ Naftëtaret e Ballshit, kanë reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili në përgjigje të thirrjeve të tyre, përsëriti fjalët "dilni nga greva dhe vij unë për të diskutuar". Teksa ndodhen në ditën e 14-të të grevës së urisë, gartë greviste i kanë bërë të qartë edhe njëherë kryeministrit se nuk tërhiqen pa marrë zgjidhje problemi i tyre.

■ Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar ditën e sotme se është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shpjegon edhe simptomat që po kalon nga infektimi me koronavirus.

■ Duke marrë shkas nga rritja e numrit të infektimeve dhe humbjes së jetëve nga COVID, presidenti Ilir Meta u është drejtuarme një letër të hapur ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, Meta thekson se situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

■ Një valë prokurimesh për ndërtim rrugësh të reja u hap në mes të tetorit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Janë projekte me fonde limit qindra milionë lekë apo edhe mbi 1 miliard por që duket nuk do arrijnë të finalizohen. ARRSH me nxitimin që pati për t’i shpallur ka pezulluar disa prej tyre, pa dhënë arsye publike.

■ Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister shprehu shqetësimin për votimimin në parlament të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor përpara opinionit të Komisionit të Venecias. Sipas zyrtarit të lartë në Parlamentin Evropian, ndryshimet e njëanshme kushtetuese mund të bëjnë që zgjedhjet e 25 prillit 2021 të jenë joproduktive dhe se kjo gjë do të ndikojë në zhvillim e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

■ Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjashtë humbje jete. Ndërkohë numri i rasteve të reja është rritur krahësuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 311 të infektuar në të gjithë vendin. Gjithashtu bëri me dije se janë shëruar 85 qytetarë. Në dy spitalet covid po trajtohen 289 pacientë.

■ 66 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Fier. Nga të infektuarit 20 janë nxënës në shkolla të ndryshme, mësues, mjekë dhe infermierë. Mësohet se të prekur ka edhe nga radhët e bluzave të bardha, si dhe në një kompani private.

■ Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se vaksina anti-covid pritet të jetë gati në fund të vitit. KE ka ndarë 100 milionë euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin. Kështu bëri me dije Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi se situata është shumë e rrezikshme.

■ Autoritetet e Turqisë njoftuan se do të marrin të gjitha masat diplomatike dhe ligjore si reagim ndaj karikaturës së presidentit Rexhep Erdogan në revistën satirike javore “Charlie Hebdo”. Zyrtarë të lartë turq e kanë dënuar karikaturën e publikuar nga revista e njohur, duke e cilësuar atë si përpjekje neveritëse për përhapje të racizmit kulturor dhe urrejtjes.

■ Refuzoi ‘Venecian’ për Kodin Zgjedhor, tetë eurodeputetë letër Ramës një ditë para votimit: Jemi të tronditur nga deklaratat tuaja, tërhiquni! 

■ Jozefina Topalli prezanton lëvizjen e re, e nis duke sulmuar Ramën, Bashën, Metën: Do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik, e vendosur të mos hesht më.

E lidhur: Topalli: Kam qenë e trishtuar dhe e frustruar, nuk kam para e vende pune, por përvojë.

■ Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas u shpreh gjatë fjalës së tij në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit se brenda këtij viti, në dhjetor pritet të të mbahet Konferenca e Parë e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë tha se varet nga kushtet.

■ Forumi kundër anti-semitizimit, Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo mesazh për Shqipërinë: Mike e madhe e SHBA, i ofroi ndihmë të rrallë hebrenjve.

■“Procesi u manipulua”, reagon BKH pas kallëzimit nga 7 të skualifikuarit: Kandidatët që vijojnë garën mbikëqyren nga 3 prokurorë të SPAK.

■Ndodh edhe kjo…një grua nga Tirana është shoqëruar në komisariat nga policia, pasi qeshi kur po kalonte kryeministri Edi Rama.

Denoncimi, shoqëruar me procesverbalin e policisë, erdhi nga gazetarja Anila Hoxha.

Të fundit