Flash News

KRYESORE

‘Kushtetuesja’ pro Thaçit, ish deputeti i PD: Kosova në rrezik, si gjithmonë politika e Tiranës në gjumë

‘Kushtetuesja’ pro Thaçit, ish deputeti i PD: Kosova në

Ish deputeti i PD, Aleksandër Biberaj e ka komentuar vendimin e mbrëmshme të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit Thaçi si të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska për destabilitetin e Kosovës.

Biberaj kritikon po ashtu politikën e Tiranës, sipas tij po qëndron në heshtje.

“Kosova ne rrezik! Gjykata Kushtetuese ligjëron pucin e shtetit te Hashim Thacit dhe Isa Mustafes! Lobi serbo-rus ne politiken kosovare provokon destabilitet duke krijuar nje qeveri te modelit kolaboracionist per ndarjen e Kosoves!

Te dashur miq,

Ashu si Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda e tyre kriminale ne pushtet, shkatërruan simbolin e kultures tone kombetare, Teatrin Kombetar, edhe Gjykata Kushtetuese e Kosoves, ne erresiren e mesnates dhe kulmin e pandemise, publikoi sonte vendimin dy-standardesh duke ligjëruar pucin e shtetit te Hashim Thacit.

Gjykata Kushtetuese mori ate vendim qe kishte paralajmëruar Hashim Thaci kohe me pare, duke shmangur zgjedhjet e parakoheshme si vullnet popullor, dhe duke krijuar nje qeveri qe ngjan me teper si qeveri kolaboracioniste per ndarjen e Kosoves.

Ky vendim i sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska rrezikon seriozisht destabilitetin e Kosoves, dhe do te jete detyre imediate e cdo shqiptari per te mbrojtur interesin tone kombetar. Si gjithmone politika e Tiranes eshte ne gjume, ne heshtje, me sa duket vepron vetem gjate nates sic veproi edeh naten e 17 Majit duke shembur Teatrin Kombetar:)”, shkruan ish deputeti.

Të fundit