Flash News

KRYESORE

Negociatat, Tusk diferencon Shkupin nga Tirana para ndërkombëtarëve

Presidenti i Këshillit Europian, Donalt Tusk vizitoi brenda ditës së hënë Shkupin dhe Tiranën, në prag të vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE për hapjen ose jo të negociatave. Përshtypjet gjatë për dy vendet i la në rrjetin social “Tëitter” në tre gjuhë: anglisht, maqedonisht dhe shqip. Gjuha e përdorur tregon qartë së Shkupi zyrtarë është më i favorizuar për hapjen e negociatave sesa Tirana.

“Shkupi është vendi më i mirë i mundshëm ku do të dëshiroja t'u bëj thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian: Tani ju bëni pjesën tuaj. Sepse Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë pjesën e saj”, është qëndrimi i prere i tij.

Më diplomatik është në reagimin për Shqipërinë, ku nuk përmend fare çështjen e hapjes së negociatave dhe e sheh integrimin e vendit më shumë si gjeostrategjik sesa per meritokraci. “Hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës. Sepse Evropa nuk do të jetë e qendrueshme dhe e sigurtë pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët”, thekson Tusk.

Vendimi përfundimtar do të merret më 18 tetor. Gjermania është shprehur pro hapjes së negociatave me kushte për Shqipërinë, ndërsa më skeptike duket Franca, që ende nuk ka dalë me një vendim. Kryeministri Rama ka theksuar se qeveria i ka përmbushur të gjitha ‘detyrat’ e shtëpisë dhe se tani ‘topi’ është në dyert e vendeve të Bashkimit Europian.

Të fundit