Flash News

KRYESORE

Nuk dogji mandatin, Rudina Hajdari: Vazhdoj të takohem me Sali Berishën, çfarë e dobëson rolin e Bashës  

Nuk dogji mandatin, Rudina Hajdari: Vazhdoj të takohem me Sali

Deputetja Rudina Hajdari ka shigjetuar sërish kreun e PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat, kur sqaroi versionin e saj lidhur me nismën e deputetëve të grupit demokrat për ta shkarkuar si kryetare.

E pyetur nga gazetarët, ajo pranoi se vazhdon të takohet me disa ish deputetë të PD, përfshirë edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe flasin për ndryshimin e sistemit, që sipas saj Basha nuk e do pasi do të dobësonte rolin e tij.

"Takohem me shumë ish deputetë të PD, përfshirë edhe Berishën. Ne flasim për përpjekjet që po bëjmë, ka disa prej tyre që këtë beteje për ndryshimin e sistemit e duan edhe ata. Këtë urë komunikimi duhet ta vazhdojmë e të inkurajojmë që ata të bëhen pjesë e kësaj lëvizje për ndryshuar sistemin. Por, nuk mendoj se Basha e do këtë lëvizje që ka të bëjë me ndryshimin e sistemit, pasi se do të dobësonte rolin e tij”, tha Hajdari, e cila bashkë me dy deputetë të tjerë të opozitaës nuk pranuan në shkurt të këtij viti të djegin mandatet në bllok.

Të fundit