Flash News

KRYESORE

Pa garë dhe me kosto 10 herë më të shtrenjtë, mazhoranca miraton kontratën me PPP për aksin Milot-Balldren

Pa garë dhe me kosto 10 herë më të shtrenjtë,

Është miratuar sot kontrata koncesionare e aksit Milot-Balldren.

Kontrata u miratua sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës.

Ky projekt me PPP ka tronditur jo vetëm ekspertët e ekonomisë, por të gjithë qytetarët pasi është konsideruar si skandali më i madh infrastrukturor pas atij në Unazën e Madhe të Tiranës.

Është përfolur vazhdimisht në media si një aferë korruptive, e rinegocuar pa garë dhe me kosto 10 herë në të shtrenjtë se ajo që shpenzon buxheti i shtetit sot për rrugët në vend.

Kosto, 100 mln euro për 17 km rrugë

Sipas kontratës koncensionare PPP për ndërtimin e aksit 17 kilometër Milot –Balldren mirëmbajtja vjetore do të kushtojë 1.25 milionë euro dhe fillon vitin e gjashtë të projektit, në total 100 milionë euro. Vlera vjetore e mirëmbajtjes së 17 kilometrave nëpërmjet PPP-së për rastin Milot –Balldren është sa 12.5 për qind e fondit aktual që qeveria shqiptare angazhon për mirëmbajtjen e rreth 3800 kilometrave.

Në akset më PPP mirëmbajta fillon në gjashtë vitet e fundit pasi 3-4 vite do të zgjasin punimet, teksa për dy vite pas përfundimit të punimeve supozohet se nuk ka nevojë për mirëmbajtje dhe nëse ka, ato mbulohen nga vetë fondet e kompanisë. Për PPP Milot –Blldren mirëmbajtja kushton 100 milionë euro për të gjithë periudhën.

Teksa qeveria po kontrakton punime në rrugë me kontrata PPP me kosto tepër të larta, përdorimi i fondeve që shkojnë për mirëmbajtjen e këtyre koncensioneve është po aq i shtrenjtë.

Projektet e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë një vrimë e zezë në historinë e shpenzimeve publike, pasi miliona euro janë investuar në disa akse për të cilat janë harxhuar vetëm disa kova me bojë.

Si u rinegociuan interesat pa garë duke rritur vlerën e kontratës me 32%

Ne 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldre, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro, sipas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Në këtë shumë, sipas parimit të përgjithshëm në bazë të të cilit funksionojnë  presupozohet që kompania duhet të kishte llogaritur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshme dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar.

Por, kontrata është rinegocuar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontraktuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegociuar për interesat . “Sipas  propozimit  të  rishikuar  financiar,  sipas  deklaratës  të  datës  19.3.2019, norma  e  interesit  e  llogaritur  për  gjitha  burimet  e  financimit  të  përcaktuara  më  sipër është 5%”, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompanisë nga kredia, kapitali i vet dhe furnitorët prej 140 milionë eurove). Ky rinegocim i paprecedentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 milionë euro, duke e rritur atë me 32%.

Kompania llogarit në tabelat e publikuara në kontratë se do të paguajë interesa prej rreth 31 milionë eurosh për kredinë 70 milionë euro dhe financimet e furnitorëve prej 19.5 milionë euro, duke mbetur një fitim për kompaninë rreth 40 milionë euro, ose rreth 20% e totalit.

Ndërsa normat e fitimit, me të cilat operohet në tenderet e rrugëve përgjithësisht, sipas operatorëve në treg llogariten në 6-8% të totalit të shumës së shpenzuar.

Nga ana tjetër, norma e interesit prej 5% për të cilën kompania ka negociuar pa garë është më e lartë sesa interesi i eurobondit prej 3.55% që qeveria emetoi eurobondin e ri pak muaj më parë.

Kompania nuk i justifikon kapacitetet financiare

Ndërsa kompania premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrar nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro.

Kronika e ‘Milot-Balldren’; koncesioni që nisi me kosto të lartë dhe përfundoi më keq, në një ‘piramidë mafioze’ - E SHPJEGUAR

Të fundit