Flash News

KRYESORE

Politika përkujton e ndarë çlirimin e Tiranës, PD në ceremoni me ish-të përndjekurit

75-vjetori i çlirimit të Tiranës është përkujtuar e ndarë nga politika, ashtu si shumë ngjarje të tjera që lidhen me Luftën e Dytë Botërore.

Fillimisht, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi homazhe në sheshin para Institutit të ish- Përndjekurve Politikë dhe ka vendosur kurora me lule pranë memorialit.

Ndërkohë, që bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë ditë, përfaqësues të mazhorancës, si zv.kryeministri Erion Braçe, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj mbajtën fjalët e tyre përshëndetëse në një ceremoni tjetër përkujtimore pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur.

Lufta për çlirimin e Tiranës  u zhvillua në fund të tetorit deri më 17 nëntor të vitit 1944 dhe shënon aktin më të rëndësishëm politik e ushtarak pasi kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga shqiptarët për çlirimin e qyteteve.

Braçe mesazh në 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës: Disa qeveri bashkëpunonin me fashistët, sot i shpallin luftë SHBA e Francës

Të fundit