Flash News

KRYESORE

‘Revolucioni’ i Top Channel: Wake up, përveç gazetave të përditshme lexon edhe portalet

‘Revolucioni’ i Top Channel: Wake up, përveç gazetave

Emisioni i mëngjesit Wake up në Top Channel ka kryer një ‘minirevolucion’ duke lexuar, përveç gazetave në print, edhe një pjesë të portaleve kryesore në Shqipëri, një kategori e re e medias që po kthehet në faktor mediatik gjatë dy viteve të fundit.

Në emisonin hapës të edicionit të ri ti, dy moderatorët e Wake Up, Ori Nebijaj dhe Isli Islami, u kanë bërë vend edhe mediave të reja (portaleve) shqip.al, politiko.al, lapsi.al dhe syri.net, media që janë ekskluzivisht online.

‘Tradita’ e emisioneve të mëngjesit në televizonet shqiptare, informative apo gjeneraliste, është që të lexohen gazetat e përditshme, duke shpërfillur portalet, një forcë e re në tregun mediatik, zënvendësuese të gazetave në print, të cilat po shkojnë drejt zhdukjes, gjykuar nga tirazhi i varfër, gjithnjë e më shumë në rënie.

Me ardhjen në krye të Top Channel të Ben Blushit, kjo është një ndër risitë që televizioni më i madh në vend sjell për publikun.

Politiko.al

Të fundit