Flash News

KRYESORE

Takuan Bashën, tre ambasadorët nuk japin asnjë koment për mediat

Takuan Bashën, tre ambasadorët nuk japin asnjë koment për

Një ditë pasi Këshilli Politik nuk arriti të gjejë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore brenda afatit të paracaktuar prej palëve, 31 maj, pavarësisht inkurajimit të faktorit ndërkombëtar, ambasadorët e SHBA, BE dhe të Britanisë së Madhe sot në mesditë pritet të zhvillojnë një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Takimi mes Bashës dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca dhe atij britanik Duncan Norman u zhvillua rreth orës 15.00 në selinë blu.

Pas diskutimeve, të tre ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman u larguan nga selia e PD pa dhënë asnjë koment për mediat.

Takimi vjen një ditë pasi palët nuk arritën marrëveshje për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.

Disa ditë më parë Basha u zotua para ambasadores Yuri Kim se Reforma Zgjedhore përfundon më 31 maj, por kjo e fundit pranoi se ky nuk është kusht i ndërkombëtarëve, por i palëve.

“Organizimi i zgjedhjeve të lira është prioritet i PD, do bëjmë gjithçka për ti garantuar shqiptareve të votojnë të pa ndikuar nga bandat kriminale për qeverinë e tyre. Do të kërkojmë që brenda 31 majit të kryejmë reformën, një afat që ne ja kemi vënë kësaj mazhorance. Qytetarët do votojnë qeverinë e tyre dhe Shqipëria të mos jetë peng i të shkuarës por të ecë në rrugën e integrimit eiropian”, i tha Basha ambasadores Kim.

Dje palët nuk arritën në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë mësohet Këshilli politik do të zhvillojë një mbledhje nesër në orën 17:00.

Të fundit