Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tensione në Shkodër, Balla: Ndjesë shkodranëve, por sot keni ‘kuvendin’ e ri lokal
Pas zgjedhjes së kryetares së re të Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ndër të tjera, Balla i ka kërkuar falje shkodranëve për situtatën e krijuar, duke ju nënkuptuar protestën që u zhvillua përballë bibliotekës Luigj Gurakuqi në Shkodër, ku po bëhej mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.
“Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik”, shkruan Balla.
Ai theksoi se ligji është i barabartë për të gjithë dhe se PS nuk përfshihet në asnjë debat ku janë pjesë organet ligjzbatuese.
Ndërkohë, konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër nuk kaloi pa provokime dhe tensione, si jashtë, ashtu edhe brenda sallës ku zhvillohej mbledhja.