Flash News

KRYESORE

Zgjidhet zyrtarisht ekipi i ri i KE, kush do të jetë Komisioneri për Zgjerimin  

Presidentja e nominuar e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka prezantuar sot ekipin e saj me komisionerët e zgjerimit të BE.

Organi ekzekutiv i Bashkimit Europian do të ketë nëntë zëvendëspresidentë dhe 27 eurokomisionierë, më së shumti nga radhët e socialdemokratëve dhe partisë popullore.

Ajo që bie në sy është se komisioni i ri ka në përbërje 48 % gra, 13 femra dhe 14 meshkuj, përfshirë edhe gjermanen von der Leyen.

“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen në një status në twitter.

Sa i takon postit të Komisionerit për Zgjerim, që përbën më shumë interes për Ballkanin Perendimor dhe Shqipërinë lidhur me politikat integruese drejt BE, i është besuar hungarezit Laslo Troksani.

Ai ka qenë më herët ish-ambasador dhe ministër drejtësie, ndërsa paraardhësi i tij, austriaku Johanes Hahn, do të kujdeset për buxhetin dhe administratën.

Ndërkohë, në vend të Federika Mogerinit, në krye të politikave të jashtme dhe sigurinë u zgjodh Josep Borel, ministër i Jashtëm spanjoll.

Ndërkohë, për shkak të Brexit, ka një karrige më pak nga ana Britanisë së Madhe. Komisioni i ri pritet të fillojë punën e tij në 1 nëntor.

Ursula von der Leyen prezanton komisionerët e zgjerimit në BE, Pollo: Uroj që Shqipëria të përfitojë nga kjo qasje e re

Të fundit