Flash News

KRYESORE

Zogaj parashikon dënimin e Tahirit: “Kurban” i reformës në drejtësi

Zogaj parashikon dënimin e Tahirit: “Kurban” i reformës

Analisti Preç Zogaj la të kuptohet se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mund të dënohet nga gjykata, për tu bërë “kurban”. Në emisionin “Java” në TVSH, Zogaj shtoi se drejtësia e re nuk duhet të nisë më një bllof të tillë.

“Unë besoj se nuk ndodh të dënohesh pa prova, edhe në kontekstin e drejtesisë së re. Nuk e imagjinoj që drejtësia e re të nis me një dënim pa prova të qarta. Nuk do të ndodhë një gjë e tillë në sistemin e drejtësisë me tre shkallë. Shqipërise nuk i duhet ky lloj kurbani duke bërë një padrejtësi ndaj një individi për të arritur disa objektiva”, deklaroi Zogaj.

Nëse dënohet nga tre shkallët e drejtësisë, Tahiri do ta kryejë dënimin në një brej burgjeve të sigurisë së zakonshme pasi nuk përbën rrezik për arratisje.

Të fundit