Flash News

KRYESORE

Afati për Reformën Zgjedhore drejt skadencës, a do të ketë reflektim në interes të shqiptarëve?

Afati për Reformën Zgjedhore drejt skadencës, a do të

Edhe disa orë kanë mbetur nga përfundimi i afatit të vendosur nga vetë Këshilli Politik për të arritur një konsensus për Reformën Zgjedhore.

Mbledhja e djeshme që zgjati katër orë përfundoi pa konsensus. Dy anëtarët e opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi dolën nga tryeza e Këshillit Politik të indinjuar në lidhje me gjithë diskutimet.

Bylykbashi tha se maxhoranca refuzoi të gjitha propozimet e tyre, ndërsa Vasili theksoi se PS nuk heq dorë nga modeli i 30 Qershorit.

Bashkëkryetarja për Reformën, Rudina Hajdari tha se PD-ja nuk e pranon ndryshimin e sistemit. Ajo nuk e kuptoi frikën që ka klasa e vjetër politike për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Në ndryshim nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët thanë se PS i ka rrëzuar kërkesat e tyre, Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste tha se ata i kanë pranuar mjaft prej sugjerimeve të opozitës duke filluar nga vëzhgimi me kamera i qendrave të votimit tek e drejta për të hapur çdo kuti votimi pas mbylljes së procesit.

Palët kanë arritur konsensusin për financimin e partive, ku pjesa më e madhe e parave do të jepen nga shteti.

Konsensusi është arritur edhe për kuotën gjinore, ku 1 në 3 emrat e parë në lista do të jetë femër, si dhe është ndryshuar periudha zgjedhore, ku është vendosur që periudha e re të jetë 15 prill - 15 maj ose 15 tetor - 15 nëntor.

Ku nuk pajtohen

Partia Demokratike kërkon identifikimin biometrik, që sipas saj është e vetmja garanci që kutitë e votimit nuk do të mbushen me vota jo reale. PS nga ana e saj kërkon që teknologjia të mos përdoret në të gjitha qendrat e votimit, pasi nuk ka garanci nga teknologjia.

Depolitizimi i administratës zgjedhore është një tjetër pikë ku palët mbajën qëndrime shumë të ndryshme nga njëra tjetra. Mazhoranca kërkon depolitizimin e plotë, ndërsa PD ka kërkuar që komisionerët të ndahen 3 me 3, ndërsa 1 të jetë i pavarur.

Ndërkombëtarët kërkojnë me ngulm një marrëveshje, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim ju kujtoi palëve premtimin që bënë për 31 majin.

Mbetet për tu parë nëse palët do të arrijnë një konsensus në interes të shqiptarëve dhe jo për interesa partiake, duke i hapur rrugën fillimit së negociatave, shpresat për të cilat janë ende larg.

Të fundit