Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Kryetari i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel ka kërkuar që ushtria serbe të futet në Kosovë. Ky i fundit tha se pajisja e Kosovës me armatim nga Gjermania paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re.

■ Ekspertët e ekonomisë thonë se kthimi në nivelet e para krizës mund të pritet vetëm në vjeshtën e vitit 2022. Pra efektet e pandemisë janë afatgjata. Anëtari i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane Philip R. Lane tha se nuk mund të pretendohet që gjithçka ti kthehet normalitetit me daljen e vaksinës anti-covid.

■ Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë fitoren e Joe Biden, por ekspertët thonë se nuk ka asnjë rrugë kushtetuese, që ai të mbetet në Shtëpinë e Bardhë. "The Guardian", shkruan se ekzistojnë shqetësime se presidenti Trump dhe republikanët do të bëjnë çdo përpjekje për të qëndruar në pushtet. 

■ Ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me një tjetër rol të rëndësishëm. Ai është ngarkuar me një detyrë të posaçme nga Presidenti i ri Joe Biden. Kerry do të jetë i dërguari i posaçëm për klimën i Biden, sapo ky i fundit të betohet si Presidenti i 46-të i SHBA.

■ Emily Murphy, shefja e Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme, e caktoi zyrtarisht Joe Biden si fituesin e zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar fonde dhe burime federale për të filluar një tranzicion zyrtar. Zonja Murphy mbrojti vonesën e saj duke thënë se ajo nuk donte të dilte përpara procesit kushtetues të numërimit të votave dhe zgjedhjes së një presidenti.

   Konfirmon Borrell: Disa muaj më parë pati një propozim për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi.

   10 parashikimet e ‘The Ekonomist’ se ç’pritet të ndodhë në 2021-shin

■ AstraZeneca njoftoi se një analizë e hershme e disa prej testeve të saj të fund-fazës klinike kanë treguar se kandidati i saj për vaksinë ishte 70.4 për qind efektive në mesatare dhe potencialisht deri në 90 për qind efektive në parandalimin e Covid-19. AZ zhvilluesi i tretë i madh i vaksinave që shpall rezultate premtuese.

■ Miliona italianë, përfshirë njerëz të moshuar dhe pacientë me kushte para-ekzistuese, nuk kanë qenë në gjendje të marrin një vaksinë gripi, duke ngritur shqetësime në lidhje me aftësinë e vendit për të drejtuar një program të suksesshëm vaksinimi kundër koronavirusit.

■ Më shumë se një milion udhëtarë kaluan nëpër aeroportet e SHBA të dielën, më shumë në çdo ditë që nga Marsi, në një shenjë që ata që fluturojnë për të vizituar familjet e tyre për Falënderimet mund të rrisin përhapjen e koronavirusit.

■ Mediat izraelite raportuan se Kryeministri Benjamin Netanyahu u takua fshehurazi me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite, në atë që do të ishte takimi i parë i njohur midis udhëheqësve të vendeve. Ministri i Jashtëm saudit mohoi që të ishte zhvilluar një takim.

■ Nicolas Sarkozy, ish presidenti francez, u paraqit të hënën në gjykatë për t'u përballur me akuza për korrupsion dhe shitje ndikimi.

Ai akuzohet se u përpoq të merrte ilegalisht informacion nga një gjyqtar duke i ofruar t'i gjente një punë.

 

 

Të fundit