Flash News

Ditari i Maxhorancës

Si ndryshoi rrjedha e seancës/ PD kërkoi diskutime, PS voton projektligjet mes zhurmës dhe braktis Kuvendin

Si ndryshoi rrjedha e seancës/ PD kërkoi diskutime, PS voton

Teksa ishin parashikuar disa orë për diskutime, seanca e Kuvendit mori tjetër rrjedhë.

Për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe llogaridhënies që u kërkua nga opozita, kryeministri Edi Rama nuk shkoi sot në seancë. Ndërsa deputetët e tij miratuan në kaos projektligjet dhe u larguan me shpejtësi.

Kryetarja e Kuvendit u kërkoi socialistëve që të votonin projektligjet dhe menjëherë pas kësaj, e konsideroi të përfunduar seancën.

Ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha po vijontë të hidhte akuza nga foltorja për lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Duke qenë se Nikolla nuk i dha të drejtë fjale më shumë se tre minuta, kryedemokrati hyri “live” në Facebook për të vazhduar deklaratat e tij. Krah tij ishin edhe deputetë të tjerë të opozitës, të cilët kërkuan që në seancën e sotme të diskutohej për skandalin e fundit.

E teksa kaosi përfshiu Kuvendit, socialistët e acaruan edhe më shumë situatën, duke duartrokitur për ligjet që votuan mes zhurmës.



Të fundit