Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “Arkiva” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazeta “RD”, dt. 4 janar 1992, nr. 90, fq. 4.
nga VERA ISAKU
Kur e pyesnin Lea Ypin kush ishte nxënësi më i mirë i klasës, përgjigjej: “Si Lea jam unë, kurse si Ypi jo”. Shkaku ishte se gjyshi i saj, Asllan Ypi, i diplomuar për drejtësi në Sorbonë, autor i shumë shkrimeve përparimtare në “Bota e re” ishte dënuar me 14 vjet burg nga regjimi komunist në gjyqin e deputetëve. Gjykatësit e 1946 padyshim qëkur i dhanë dënimin Asllan Ypit, nuk e kishin menduar që deri në dhjetor të 1990, brez pas brezi, fisi i Ypëve do të shqiptonte me lehtësi emrin, por me shumë ngathtësi mbiemrin.
Kush është Lea Ypi?
Është 12 vjeç, flet e shkruan poezi në tri gjuhë: shqip, italisht, frëngjisht e më pak në anglisht. Rajmond Lëme, mik i saj, intelektual i moshuar nga Franca, tek i cili është tani për pushime i thotë: “Është e paimagjinueshme Lea që t’i krijon kaq bukur në frëngjisht. Më duket sikur lexoj Zhak Preverin, me ndryshimin që ti je vetëm 11 vjeç.”
Zoti La Malfa, Kryetari i Partisë Republikane, që u njoh me Lean rastësisht në një konferencë të PR në Durrës, u befasua nga krijimet e Leas në italisht.
Në një intervistë marrë nga Sokol Muho ai ndërmjet të tjerash tha: “Vogëlushja Lea më bëri të qaj, letraret e talentuara italiane do ta kishin zili”.
Më 1 Maj 1991 Lea u ndodh rastësisht e vetme para gazetarit të Tg. 1, Paolo Xhuntela, që kishte ardhur për të marrë opinione nga populli rreth rezultateve të zgjedhjeve.
Lea i bëri përshtypje me lehtësinë e të folurit italisht, por i bëri përshtypje më tepër me pjekurinë e saj politike. Krijimi i saj në italisht “Grazie Italia” nuk i bëri përshtypje vetëm Paolo Xhuntelës, por edhe telespektatorit italian. Pas intervistave që dha në Tg. 1, me mijëra letra i janë drejtuar televizionit italian dhe televizionit shqiptar. Duam të dimë më tepër për shqiptaren e vogël. Në përgjigje të kërkesave të telespektatorëve erdhi në Durrës një ekip i televizionit italian i shoqëruar nga ai shqiptar. Kësaj radhe vijnë enkas për t’i marrë një intervistë më të gjatë e më të hollësishme Leas. Intervista u dha në Rai Uno, tashmë me titull të veçantë “La favola di Lea”. U xhirua shtëpia ku banonte Lea, nëna, babai dhe gjyshja që është marrë direkt me edukimin e saj. Iu bënë pyetje rreth ngjarjeve të reja në Shqipëri dhe u deklaruan disa nga krijimet e Leas në italisht “La bella dormentata”, “Liberta”, “Mio nono” etj.
Pas kësaj Televizioni italian fton Lean të shoqëruar nga një prind për 10 ditë “mikeshë nderi e Rai-t.” Që në shkallët e aeroplanit në Bari e presin dhe e intervistojnë gazetarë të T3 direkt. Në Romë Lean e pret një intervistim tjetër direkt TG1. Personelin e Rai-t e habisin lehtësia e përdorimit të gjuhës, qartësia e mendimit, poezia “Il potere”, lirshmëria dhe siguria e Leas para kamerës televizive. Gjatë qëndrimit të tij në Itali patën interes gazeta “Familja kristiane” e cila botoi një shkrim të shoqëruar me foto si dhe shoqata e nënave shtëpiake, e cila e ka ftuar në Milano së bashku me gjyshen për të marrë një çmim.
Lea tani është vetëm 12 vjeçe, por prindërit e saj, masa qindra mijëshe e njerëzve të deklasuar dhe shqiptarëve shpirtërisht të rilindur gjatë këtij viti, e kuptojnë se janë proceset demokratike ato që i krijuan mundësinë Leas të shqiptojë me lehtësi e krenari para shokëve, para kamerës shqiptare dhe të huaj në gjuhën shqipe, në gjuhët që di dhe në ato që do të mësojë në të ardhmen: “Unë jam Lea Ypi, mbesa e Asllan Ypit, demokrat e përparimtar i dënuar nga regjimi komunist.” Çlirimi i kësaj vajze nga psikoza klasore, është shpërblim moral për të gjithë ata që vunë qoftë edhe një gur në tempullin e demokracisë.
FUQIA
Është një gjë e mirë fuqia
Por të varfrit nuk mund ta kenë
Fuqia është një parajsë
Por ta presin buzëqeshjen
Ata që janë të fuqishëm
Janë të pasur, por duhet të jenë të matur
Fuqia është një mrekulli
Por ndonjëherë nuk është e tillë
Fuqia është ar, është para, kënaqësi
Por nuk është liri
Fuqia është si një pemë e madhe
Por me hijen e saj
Nuk mund t’i mbulojë të vegjlit
Pemët përreth...
-LEA YPI
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56