Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Arkiva/ Pjetër Arbnori: Kur e vizitova Amerikën për herë të parë; çfarë na thonin komunistët dhe si ishte
-Përshtypje udhëtimi
Duke shkelur për të parën herë në kontinentin e Botës së Re m’u kujtua një plak i shkretë që ishte dënuar me 10 vjet burgim për fajin e “rëndë” se i kishte quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bekuara të Amerikës.
Kur pashë së pari Amerikën u përpoqa të vërej për çfarë na kishin gënjyer dhe për çfarë na kishin thënë të vërtetën. Na kishin mësuar p.sh. se Nju Jorku është qytet i betonit, çelikut e xhamit, zhurmës e rrëmujës, qytet i gangsterëve dhe i hajdutëve, i vrasësve dhe i imoralitetit. Në fakt, gjëja e parë që më ra në sy ishte një gjelbërim i mrekullueshëm që vërehej që nga aeroplani. Me përjashtim të Manhatanit, ku për arsye të ngushtësisë së vendit ngriheshin shumë qiellgërvishtëse të mrekullueshme, rreth e rreth Nju Jorkut kishte qindra mijëra vila (jo milionerësh, po punëtorësh të thjeshtë) mbytur në një det gjethesh, i cili sillte kudo freski. Gjashtëdhjetë milje udhëtova brigjeve të Hudsonit, shumë më tepër gjatë autostradave kombëtare dhe kudo pashë vetëm blerim. Çdo vilë kishte hije, gardhet ishin të rralla, kopshtet dhe oborret në vend të kufijve kishin lule ose shkurre dhe çdo familje mbillte katër a pesë rrënjë domate, speca apo tranguj. E, pra, tregu ishte plot me lloj-lloj frutash e zarzavatesh të zgjedhura në çdo stinë të vitit.
Në një piknik që bënë mijëra shqiptarë më 4 korrik në një park jashtë Nju Jorkut me rastin e 215-Vjetorit të Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, vura re një gjë tjetër. Megjithëse të gjithë hëngrën e pinë sa mundën, (edhe fjalimet, edhe këngët u dëgjuan me gotat e pjatat përpara) nuk pashë as edhe një njeri të dehur. Shumica dërrmuese pinin pije freskuese me akull (oreinxh xhuis, pepsi, koka-kola, që shtypi komunist i quante pije degjeneruese alkoolike amerikane, megjithëse ajo s’kishte asnjë gram alkool). Disa pinin birrë dhe vetëm pak njerëz pinin uiski me akull.
Po unë nuk vajta në Amerikë për të vëzhguar se si hante e pinte populli e sa i madh ishte bifteku i viçit; as për të vizituar skulpturën madhështore të Verrazanos me hapësirën midis dy këmbëve mbi 3 kilometra, as për t’u fotografuar pranë dy grataçelave binjake që ua kanë kaluar të gjitha “metrove” të tyre për lartësi. Unë shkova i ftuar nga Lidhja Demokratike në SHBA me qëllim që të marr pjesë në festimin e përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës dhe 215-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së SHBA. Në aerodromin “Kenedi” takova dhe bisedova përzemërsisht për katër orë me profesor Ali Aliun e LDK-së dhe Ivzi Islamin e Partisë Fshatare. Veç këtyre kishin ardhur për të marrë pjesë në këto festime edhe Anton Kola, nënkryetar i LDK-së, një djalë i gjallë e fjalëmatur, Mehdi Rrahmani i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Maqedonisë dhe Tahir Pereziqi i LD së Malit të Zi. Partinë Demokratike pata nderin ta përfaqësoja unë.
Lidhja Demokratike e Kosovës në SHBA ishte e organizuar shumë mirë. Në degët e saj, në lagjet e ndryshme të Nju Jorkut zhvillonin një veprimtari të gjallë e të frytshme. Kudo propagandohej me fjalë, me shtyp e me radio (emision televiziv ende nuk kishin organizuar) çështja e Kosovës, mblidheshin ndihma në të holla për familjet nevojtare kosovare që kishin mbetur pa punë e pa bukë për shkak të përndjekjes serbe. Qindra mijëra dollarë ndaheshin me dokumente të rregullta dhe cilido mund ta shikonte e të kontrollonte llogarinë. Kryetar i LDK-së për tre shtetet, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat ishte zoti Din Derti, një burrë i qeshur, i çiltër dhe shumë i dhënë pas çështjes së Kosovës dhe të Shqipërisë.
Bashkëshortët Safet e Shqipe Biba, dy të rinj që nganjëherë harronin edhe tre fëmijët e tyre për çështjen e Kosovës, veç veprimtarisë organizative në një nëndegë, drejtonin edhe emisionin në gjuhën shqipe të radios në Nju Jork. Në fillim, për të më bërë nder, mikpritësit deshën të më mbanin në hotele të mira, por unë që dëshiroja të di se si jetonin shqiptarët, kërkova të banoj në shtëpitë e tyre. Dhe mbeta shumë i kënaqur. Ata jetonin shumë mirë, por edhe punonin shumë. E vetmja gjë me të cilën s’u mësova ishte gjumi. Ata rrinin gjithmonë një apo dy orë pas mesnate duke biseduar, duke pirë e duke parë televizor. “Fli sa të duash” më thoshin, por unë zgjohesha çdo mëngjes sipas orarit të burgut në orën 4.30. Gjatë netëve unë vërejta edhe diçka tjetër: Televizioni ishte shumë më i moralshëm se ai i disa vendeve të Evropës. Asnjë skenë pornografike nuk pashë. Sigurisht kishte kinema të veçanta, apo kanale private me abonim, ku kureshtarët mund të ndiqnin shfaqje të tilla, por në publik çdo gjë ishte e rregullt. Fjalët që konsumoheshin më tepër në SHBA ishin “Please” (Ju lutem), “I am sorry” (më vjen keq) si nga policët, si nga kalimtarët e panjohur. E sa për hajdutët shpesh u thosha zotërve të vilës kur dilnin me veturë për punë a për të shëtitur: “Harruat të mbyllni derën”, apo “Keni lënë dritaren hapur” dhe ata më përgjigjeshin “No problem, kemi lagje të mirë”. Dhe lagja ishte më e madhe se Tirana!
S’kam vend që t’i përshkruaj të gjitha vizitat, takimet dhe bisedat e zhvilluara. Më bëri përshtypje të veçantë shkolla shqipe e Patersonit, Nju Xhersit, mbajtur nga Fondi i Përbashkët Shqiptar ku të shtunave e të dielave mësonin, këndonin e vallëzonin fëmijët e shqiptarëve, (sidomos struganë). Po të mos ishin ndërtesat dhe pajisjet moderne, të krijohej përshtypja se je në Shqipëri. Ndër shumë aktivistë më bënë përshtypje nënkryetari Mentor Hajdari dhe gruaja e tij, konferencierja Jeta Hajdari, njerëz të dhënë me mish e me shpirt pas çështjes shqiptare.
Propaganda komuniste ka depërtuar me metastazat e veta edhe në gjirin e emigracionit duke shkaktuar përçarje e dasi. Shqiptarëve në Amerikë u janë vënë epitete si: armik, agjent, tradhtar, etj., vetëm pse nuk janë pajtuar me diktaturën. Gjatë takimeve u fola të gjithëve dhe u shpjegova se kjo periudhë në Shqipëri ka mbaruar, se Parlamenti në përgjithësi po miraton ligje të mira dhe se deputetët e PD-së kanë propozuar të parët që të lejohet kthimi në atdhe i të gjithë emigrantëve politikë, pavarësisht nga bindjet e tyre.
Duhet thënë se ka pasur një kategori emigrantësh, kryesisht kosovarë, të gënjyer keq nga komunizmi. Tashti retë e zeza në mendjet e tyre po davariten përfundimisht. Shumë veta mënjanë, disa të paktë edhe në sy të tjerëve, më thoshin: “Sa të mashtruar paskeni qenë! Na e kanë paraqitur të shenjtë Enver Hoxhën e na doli shejtan”. Te këta njerëz ka ndikuar edhe idealizimi i verbër i çdo gjëje të atdheut mëmë. Në armiqësinë e grupimeve ka ndikuar shumë edhe problemi i flamurit. Është bërë luftë e madhe që flamuri të jetë me yll apo pa yll. Më pyetën për këtë dhe unë u thashë se, me shfuqizimin e Kushtetutës së vitit 1976 çështja e flamurit ka mbetur e hapur. Ne deputetët e PD-së, kuptohet, jemi për flamurin kombëtar pa shenja ideologjike partiake.
Më datën 12 korrik, me ftesë të patriotit shqiptar, milionerit Antoni Athanas, shkuam në Boston. Që të flas për restorantin e famshëm “Pier 4” që e njeh Amerika e ndoshta bota, është e kotë. Të gjitha janë thënë edhe për fotot e Antonit me presidentët e SHBA që nga Kenedi e deri tek Bushi. Unë do të them diçka tjetër për këtë plak 80 vjeçar që ecte drejt e na printe tek shkallët. Ai ishte bërë multimilioner duke filluar punën që 11 vjeç si shitës rrugësh. Për dyzet vjet përfaqësuesit tonë s’i jepnin vizë për të vizituar Shqipërinë e dashur, megjithëse nxënës i Nolit dhe mecenat i tij. Madje, njëri nga diplomatët tanë i kishte thënë: “Po të vish në Shqipëri, ne do të të varim, sepse u ke dhënë punë armiqve e tradhtarëve”. Vetëm vitet e fundit ndryshoi qëndrimi ndaj tij dhe u lejua ta vizitonte vendin e vet që e donte aq shumë. Sa kësi shqiptarësh të mirë kemi mbajtur larg, sepse kanë bërë “turpin e madh” që kanë fituar pasurinë me djersë e me mend! Antoni, kur i thanë se kisha bërë burg politik një vit më shumë se Mandela, fshiu një lot dhe më ftoi për ditëlindjen e tij që do ta festonte me madhështi më 28 korrik dhe më erdhi keq që s’qëndrova dot. Ai shtroi një darkë dhe një drekë për ne. Në drekë morën pjesë disa njerëz të njohur afaristë, bankierë, si: At Artur Liolin, Bill Xhon Kameniev, kryetar i Organizatës “Shqipëria e Lirë”, Thoma Vangjel, nëndrejtor i Bankës Federale, zoti dhe zonja $illiam Bois, Ben Pano, Filip Dionis, Vasil Tamburi, të gjithë shqiptarë të kulturuar, të interesuar për investimet në Shqipëri. Ata më thanë se dëshironin të dinin për mundësitë turistike të atdheut tonë, për hotelet, rrugët, bregdetin dhe malësitë. Më kërkuan t’u flas për gjendjen në Shqipëri dhe sigurimet e investimeve. U fola sa më drejt që munda, pa u fshehur asgjë. U thashë se ne nuk kërkonim dollarë për t’i hedhur përsëri në pusin pa fund të Enver Hoxhës e të klikës së tij. Ne kemi nevojë për mendjen, përvojën dhe praktikën amerikane. Ne kemi nevojë për sistemin e shkollave të SHBA. Dy shkolla kemi pasur 60 vjet më parë, Teknikën e Fulcit dhe Bujqësoren e Kavajës, dhe që të dyja kanë lënë vulën e tyre të pashlyer. Teknikët e dalë nga këto shkolla ishin më të mirët e më të zotët në Shqipëri, paçka se shumica e tyre u burgosën e u pushkatuan si “spiunë amerikanë”. Dhe tani komunizmi na katandisi aq keq sa na detyroi të dalim të lypim nëpër botë... Kur fola kështu m’u pre zëri, më zunë dënesat dhe s’e mbajta dot veten...
Në të kthyer u ndala në Hartford, ku pata një takim të ngrohtë me shqiptarin e mirë, milionerin Thanas Laska.
Vizitën aq të bukur e preva në mes që të vija me kohë për t’i mbyllur sytë nënës së shumëvuajtur. Në Amerikë, para Antoni Athanasit, qava, kurse para nënës i mbajta lotët.
*Gazeta “RD”, dt. 10 gusht 1991, nr. 60, fq. 6.
Titulli është i Politiko.al. Titulli në origjinal: Midis atdhetarëve tanë në ShBA.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56