Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Tjetërsuan godinën dhe e legalizuan si hotel, pezullohen nga detyra 7 zyrtarë të Kadastrës

■ E lidhur: Detaje nga pezullimi i zyrtarëve të Kadastrës/ Nëna kallëzoi dy djemtë, si u tjetërsua prona në Tiranë

■ Bordi ul çmimin e naftës me 6 lekë, benzina dhe gazi nuk ndryshojnë

■ Përplasi çiftin e foshnjën 3 muajshe, lirohet nga qelia Ajas Sulejmani

■ Gjykatat në ‘kolaps’, avokatët vendosin bojkot pa afat të seancave gjyqësore

■ Nga Tabaku, Gjekmarkaj, Açka/ PD ndan grupet e punës për protestën e 7 korrikut, mes tyre edhe deputetët 'asnjanës' 

■ E lidhur: Berisha bashkon grupin parlamentar të PD me protestën e 7 korrikut, kush janë deputetët që marrin pjesë

■ Pas Parkut të Butrintit, edhe Pallati i Brigadave do të menaxhohet nga privati për 20 vjet

■ Falsifikuan rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan, arrestohen 6 persona, 2 në kërkim

■ Rrënohet shtëpia monument kulture e Pashko Vasës, mbesa e tij ngre alarmin 

■ Drejtuan gishtin nga BE-ja, por janë të zhytur në korrupsion/ Sa përparim ka bërë Ballkani, Shqipëria me panoramë të zymtë

■ Mblidhet komisioni, caktohen ekspertët për Reformën Territoriale

■ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Të eleminohen çmimet e referencës, metodë e prapambetur

Të fundit