Flash News

KRYESORE

Ende pa mbushur vitin nga martesa, Jonida dhe Besniku po mendojnë dasmën e dytë

Në shtatorin e vitit të kaluar, dy aktorët Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një dasmë madhështore ku të ftuar ishin dhe personazhe të njohur të ekranit e muzikës si dhe kinematografisë.

Dyshja mbajti një ceremoni madhështore në një resort në Malin e Robit, ku shkonin vazhdimisht gjatë ditëve të nxehta të verës.

Këtë fundjavë, çifti kanë qenë në të njëjtin vend ku është martuar dhe duket se Jonida është tunduar që të bëjë dasmë për herë të dytë.

Këtë e thotë ajo vetë në InstaStory, madje ka caktuar edhe datën.

“Po mendojmë për një dasmë tjetër në shtator,”- shkruan moderatorja.

Jonida dhe Besniku do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Të fundit