
Flash News
Mbytet pranë Shkëmbit të Kavajës turistja nga Sllovakia
U bë baba nga një 13-vjeçare, lirohet nga qelia i riu rom Dritson Kurti
Video/ Sulmohet 'live' televizioni shtetëror i Iranit
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë
Arkiva/ Kontributi i katolikëve në letërsinë shqipe të shekulli XIX

nga Robert Elsie
Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “PRINT” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar për herë të parë në gjuhën angleze në Albanian Catholic Bulletin në SHBA, me pas ne Gazeta RD, 7 Shkurt 1993, fq. 3.
Megjithëse shprehja e idealeve të lëvizjes nacionaliste ishte krijimi i hovit jetësor në letrat shqipe gjatë shekullit të XIX, veçanërisht në mugullimin e gazetarisë në gjuhën shqipe, e para letërsi kreative shqipe në këtë periudhë lindi nën shenjën e kishës katolike, pikërisht sikurse kish ngjarë në shekullin XVI dhe XVII:
Kisha katolike shqiptare, që ushtronte ndikim në pjesën veriore të vendit, d.m.th. në Shkodër dhe në malësi, kishte tradicionalisht një orientim italian. Kah mesi i shekullit XIX katolikët e kësaj ane ranë, gjithashtu, edhe nën ndikimin e Austrisë, nëpërmjet kulturprotektoratit (protektorati fetar), një e drejtë kjo që Vjena ia kishte rrëmbyer Portës së Lartë me anë të një vargu traktatesh paqeje me sulltanët, duke filluar qysh prej vitit 1616. Ky kulturprotektorat, i ripohuar pas luftës Turko-Austriake, të viteve 1683-1699, autorizoi Austrinë që të shërbente si mbrojtëse e popullsisë katolike në Ballkan, pra, edhe të katolikëve të Shqipërisë Veriore. Megjithëse më tepër me pragmatizëm politik sesa me evangjelizëm altruist në mendje, Austria filloi tashmë të rrisë veprimtarinë e saj nën protektorët, si një mjet për të fituar ndikim politik në Shqipërinë Veriore, duke ushtruar kontroll mbi këtë pjesë të Perandorisë Osmane nga brenda dhe për të kundërshtuar çdo ambicie politike që mund të kishin sllavët ortodoksë të Jugut. Me anë të Austrisë u ndërtuan ose u ndreqën shkolla e kisha të Shqipërisë Veriore dhe kisha katolike filloi të luajë një rol më aktiv në arsim dhe kulturë, qyteti i Shqipërisë Veriore, Shkodra, që në atë kohë njihesh me emrin Scutari, u shndërrua me shpejtësi në një qendër letrare e kulturore, jo vetëm për katolikët shqiptarë, të cilët përfaqësonin vetëm rreth 10 përqind të popullsisë, por për gjithë Shqipërinë.
Megjithëse në Shqipëri kishin vepruar qysh nga fundi i Mesjetës disa urdhra të kishës, sidomos benediktinët dhe dominikanët, ishin françeskanët dhe më vonë jezuitët, ata të cilët do të ushtronin një ndikim vendimtar mbi kulturën shqiptare të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX.
Historia e urdhrit françeskan, të themeluar nga Shën Françesku i Assisi-t (1181-1226) më 1209, fillon në Shqipëri ç’prej vitit 1248 kur një grup priftërinjsh u dërguan në vend nga misionari i njohur, Giovani da Piano Carpine (1182-1252). Një dokument i vitit 1283 na jep listën e një numri manastirësh françeskanë në Shqipëri dhe kah shekulli i XIV françeskanët, të quajtur edhe Urdhri i Vëllezërve të Vegjël (Orto Fratrum Minarum – OFM), themeloi protektoratin e vet në Durrës, ose Gustodia Durracensis. Në mesin e shekullit XIX, urdhri e rriti veprimtarinë e vet në fushën e arsimit e të kulturës. Më 1855 ai ngriti shkollën françeskane, që më pas njihej si Illyricum, e para shkollë ku mësohej gjuha shqipe. Më 1861 u ngrit një seminar françeskan ku gjithashtu mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. Në vitet e mëpasme françeskanët vunë në punë një shtypshkronjë ku u shtypën mjaft libra fetarë e jofetarë në gjuhën shqipe si dhe periodikë me interes letrar e kulturor sikurse ishin “Hylli i Dritës”, 1913-1944, dhe “Zani i Shna Ndout”, 1913-1944.
Urdhri jezuit, i themeluar nga Shën Ignatius Loyola (1491-1556) më 1534, hyri në Shqipëri shumë kohë më vonë. Duhet të vijmë në vitin 1841, kur tre misionarët jezuitë italianë, ndër të cilët shkrimtarët Giusepe Guagliata dhe Vincenzo Basile, mbërritën në Shqipëri nga Siqelia për të ngritur një mision. Pavarësisht nga kjo mbërritje e vonuar, Shoqëria e Jezuit (Societas Jesu – S.J.) sikurse quhet urdhri, luajti një rol të paçmuar në arsimin e kulturën e Shqipërisë së Veriut për më shumë se 100 vjet. Megjithëse synimet kryesore të jezuitëve ishin stërvitja e seminaristëve për t’u bërë priftërinj dhe përhapja e fesë; për çka ata ngritën shkolla, kisha dhe shtypshkronja, veprimtaria e tyre si dhe talenti i pashoq intelektual i tyre kontribuan në mënyrë thelbësore në ngritjen e nivelit arsimor e kulturor të atdheut të tyre të ri. Më 1859 jezuitët hapën Kolegjin Papnor shqiptar në Shkodër dhe më 1870 ngritën aty një shtypshkronjë, Shtypshkronjën e Zonjës së Papërlyeme, në të cilën vetëm gjashtë vjet më vonë do të botohej libri i saj i parë në gjuhën shqipe, “Doktrina e, Krishtene” e Engjëll Radojës. Rreth vitit 1928, shtypi jezuit kishte botuar gjithsej 471 punime në shqip, italisht dhe latinisht. Sikurse françeskanët, edhe jezuitët, nxorën periodikë të njohur si “Elçija e zemrës t’ Jezu Krishtit, 1891-1944, i cili pas vitit 1914 u quajt “Lajmëtari i zemrës t’Jezu Krishtit”, një revistë e kulturës fetare; “Përparimi”, 1914-1916, një gazetë historike-studimore me jetë të shkurtër; dhe “Leka, 1929-1944 një revistë kulturore e përmuajshme. Më 1877 ata themeluan kolegjin e Shën Francis Xavier-it, i njohur edhe si Kolegji Saverian, po në Shkodër, i cili u bë qendra kryesore e arsimit të lartë për të gjithë Shqipërinë. Fakti që aty mësimi zhvillohej jo vetëm në gjuhën italiane, por edhe në shkollën shqipe bëri, midis të tjerash, që nga kjo shkollë të dalin shumica e shkrimtarëve dhe e figurave kombëtare shqiptare të fillimit të shekullit XX.
Ishin këta shqiptarë me arsim katolik dhe, deri në njëfarë mase edhe klerikët italianë me banim në Shqipërinë Veriore, të cilët në mesin e shekullit XIX, filluan të nxjerrin fillesat e letërsisë së re shqipe. Kjo letërsi me frymëzim fetar konsistonte kryesisht në poezi, fillimisht imitime dhe përkthime vargjesh nga italishtja dhe latinishtja dhe, më pas, megjithëse në përmasa më të vogla, në prozë dhe drama. Ajo shërbeu me të vërtetë si bazë për një pjesë të mirë të letërsisë shqipe të shekullit XX deri në Luftën II Botërore.
Poeti i parë katolik i shekullit XIX ishte Pjetër Zarishi (1806-1866) nga fshati Blinisht në anët e Zadrimës. Ai studioi për prift në kolegjin e Propaganda Fides në Romë dhe u kthye në atdhe për të punuar si prift fshati. Më pas Zarishi u bë kryemurg (abat) në krahinën e patundur katolike të Mirditës dhe vdiq në Kallmet; në vendlindjen e tij, Zadrimë. Ai thuri kryesisht (por jo vetëm) vargje fetare, në të cilat shohim një përzierje të harmonishme të elementëve vendase të Shqipërisë Veriore me elementët e huaj (italianë, latinë dhe turq). Ai futi gjithashtu, për herë të parë dhe popullarizoi një numër metrash të rinj, si p.sh. hendekasyllabikun dhe vargjet safike, të cilat nuk njiheshin deri atëherë në poezinë shqipe, disa nga vargjet e tij u botuan më vonë në revistën shkodrane “Hylli i Dritës”, megjithëse shumica nuk e pa dritën e botimit.
Engjëll Radoja (1820-1880) nga Shkodra, i njohur në italisht si Dom Angelo Radoja, ishte një prift tjetër katolik që studioi në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë. Sikurse mjaft shkrimtarë të tjerë katolikë shkodranë, ai u motivua jo vetëm nga edukata e tij fetare, por edhe nga ndjenjat kombëtare. Flitet me plot gojën që ai është helmuar për arsye të besëlidhjes së tij me çështjen kombëtare. Radoja ishte autor i punimeve në shqip dhe i përkthimeve me tematikë fetare prej të cilave ne kemi në dorë vetëm tre: “Jesu Criscti n’ semër t’ mesctaarit”, Romë 1862; “Konqili i dheut Shqypnis’ bamun në vjetë 1703 në kohë të Papës shqiptarit Klementit të Njimbëdhjetit”, Romë 1872, një përkthim i ri në Shqip i Kuvendit të famshëm të Arbrit të vitit 1703 dhe “Doktrina e kërscten me msime e me spiegime,” Shkodër 1876. Ky punim i fundit thuhet se përbën katekizmin e vetëm të hershëm të shkruar drejtpërdrejt në shqip, meqë Doktrinat e Krishtene të përparshme, sikurse ata të Pjetër Budit (1618). Berndard de Quintiano (1675) dhe Giuseppe Guagliata (1845), kishin qenë që të gjitha përkthime të “Katekizmit të vogël” të Shën Robert Bellarmine.
Një autor tjetër i prozës së hershme fetare në gjuhën shqipe ishte Dario Bucciarelli (1827-1878), lindur në Castelpiano, u emërua Peshkop i Pultit nga Papa Piu IX më 1860 dhe katër vjet më vonë u bë arqipeshkv i Shkupit. Ai është autor i “Udha e sceites crys’ e tiera pun’ t’ divoçme”, Romë 1862, një përmbledhje prej 276 faqesh e historive fetare të mbështetura në jetën e shenjtorëve. Ai shkroi, gjithashtu, edhe një gramatikë të gjuhës shqipe në italisht, dorëshkrimi i së cilës ruhej deri vonë në Shkodër.
Poeti më i përsosur i shekullit XIX i traditës katolike shkodrane, është Leonardo De Martino (1830-1923) nga fshati Kampanas i Greci-t, të provincës së Avellinos. Ai u dërgua si prift françeskan në Shkodër me detyrë misionare më 1865. Pasi siguroi aty mbështetjen e ministrit italian të Arsimit, Francesco Crispi-t, i cili kishte prejardhje arbëreshe, De Martino ishte shtytës i hapjes së shkollës së parë italiane në Shqipëri. Në pjesën më të madhe të viteve të tij të shërbimit në malet e ashpra të Shqipërisë Veriore ai u caktua në dioqezën e Zadrimës dhe të Lezhës. Ai shërbeu për njëfarë kohe si sekretar i Preng Pashës, princ i Mirditës dhe i dha mësim të birit, Prenk Bibë Dodës (1858-1920). Ai ishte, gjithashtu, këshilltar i të riut Gjergj Fishta (1871-1940), të cilit do t’i takonte fati të ngrinte në lartësi shumë më të mëdha traditën e vargut të Shqipërisë Veriore. De Martino u largua nga Shqipëria në fund të shekullit ose për arsye të tërheqjes në pension, ose i detyruar të vepronte kështu nga qeveria austro-hungareze, e cila po përforconte juridiksionin e saj nëpërmjet kulturprotektoratit. Ai vdiq në Kuvendin e Sarnos në Itali më 12 korrik 1923, në moshën të thyer, 93 vjeçare. De Martino ishte një poet i lindur; talenti vargëzues i të cilit habiti shumë nga bashkëkohësit e tij, veçanërisht për faktin se ai nuk shkroi në gjuhën e vet amtare, por në dialektin gegë të Shqipërisë së Veriut, të cilin e mësoi gjatë shërbimit 40-vjeçar si misionar në ato anë, ai është autor përkthimesh në shqip të literaturës fetare italiane dhe të poezisë me frymëzim kryesor fetar, qoftë në shqip, qoftë në italisht. Midis përkthimeve të tij, të cilat renditen ndër më të mirat e periudhës, përmendim “Vajin e të burgosurës”, një version në gjuhën shqipe i Il lamento della prigionera nga poeti dhe novelisti milanez, Tommaso Grossi (1790-1853), të cilën ai ia përkushtoi Dora d’Istria-s më 1868, dhe Munnimi i Jezu Krishtit, 1875, në përkthim i Passione di Gesu Cristo, nga Pietro Metastasio (1698-1782). Poezia e tij, duke ndjekur traditën e letërsisë katolike të shekullit XIX në Shqipëri të vendosur nga kryemurgu i Zadrimës, Pjetër Zarishi (1806-1866), qarkulloi për shumë vite në fletushka, derisa miku i tij, famullitari Ndue Bytyçi ose Bityçi (1847-1917) nga Kosova, e bindi De Martinon ta botonte atë në një përmbledhje. Bleu që doli, i quajtur L’Arpa di nu italo-albanese, Venecia 1881, është një paraqitje mbresëlënëse e vargjeve të pjekura dhe të pastra në italisht dhe në shqip të De Martinos. Rëndësia e tij si poet nuk qëndron aq shumë në fantazinë jo të zakontë poetike apo në frymëzim, por në finesën e vargëzimit. Ishte Leonardo De Martino, i cili futi metra të reja në Shqipëri sikurse është jambiku, dhe popullarizoi vargun safik. Ai ishte gjithashtu autori i shumë punimeve të tjera fetare, ndër të cilat një dramë e shkurtër për lindjen e Krishtit të quajtur Nata e Këshnellave, Shkodër 1880, e para e llojit të vet në shqipen, dhe Arbënorëve t’ kërscten t’ urisciun Festuer, Shkodër 1896.
Ndue Bytyçi (1847-1917), i shqiptuar herë si Bytyçi dhe herë si Bytyqi ose Bityqi, dhe i njohur me nofkën “Bilbili i Kosovës”, ishte një poet dhe prift katolik i lindur pranë Shkupit më 8 mars 1847. Ai mori arsim katolik në Kolegjin jezuit papnor shqiptar në Shkodër, ku u fut në moshën njëzetvjeçare duke qenë njëri prej studentëve të parë. Pasi kishte përfunduar studimet, ai u kthye në Kosovë e Maqedoni për të dhënë mësim dhe për të shërbyer. Bytyçi është autor poezish fetare dhe disa poezive të tjera jofetare në pjesën më të madhe të pabotuara, si dhe i një numri përkthimesh të letërsisë fetare italiane. Duke qenë në Pejë më 1874 ai i kushtoi një sonet prekës mikut të tij, Leonardo De Martino. Interesant për Ndue Bytyçin është fakti se, përveç një poeme patriotike, të titulluar Mymleqeti, e të botuar më 1887, qoftë ai e qoftë prodhimtaria e tij lirike mbetën larg nga vala në rritje e nacionalizmit romantik të vargut shqip të periudhës. Poezia e tij është e pasur në tematikë dhe saktësi metrike, megjithëse, sikurse shumë shkrimtarë të tjerë katolikë shkodranë të periudhës, ajo është përshkruar nga turqizma, gjë që e vështirëson para lexuesit modern. Tepër mbresëlënëse janë përkthimet e tij të Psalmeve të Davidit.
Një shkrimtar katolik shkodran me rëndësi, qoftë për prozën shqipe e qoftë për dramën, sikurse Ndue Bytyçi, lindi më 6.1.1843 në Shkodër dhe në moshën 18 vjeçare filloi studimet në kolegjin papnor shqiptar. Ma pas ai shërbeu si famullitar në mjaft fshatra të Shqipërisë Veriore, sidomos në Sheldi. Ai u quajt nga fshatarët, dhe më pas edhe në traditën gojore; si Dom Pashko Sheqeri, qoftë për shkak të ëmbëlsisë së natyrës së tij ose, më shumë, për shkak se i ati ishte tregtar sheqeri. Pashko Babi vdiq më 13 Prill 1905. Ai është autor i një libri shkollor për mësime feje të titulluar “Vakinat e lighës t’ hershëm e lighës t’ ree”, Shkodër 1882, libri i parë shkollor i botuar në gjuhën shqipe. Stili i tij rrëfyes dhe gjuha plot gjallëri shfaqin një dell popullor dhe mjaft të gjallë, megjithëse shqipja e tij përsëri është e ndikuar nga fjalë turke. Pashko Babi shkroi gjithashtu një prej dramave të para shqipe, të quajtur I biri i çifutit, e cila u luajt në Kolegjin Saverian në shkurt, 1882.
Preng Doçi (1846-1917), i njohur edhe si Primus Docci, ishte një poet, por para së gjithash një figurë politike dhe fetare, i lindur në Bulgër pranë Lezhës më 2, Shkurt 1846. Ai studioi, në kolegjin papnor shqiptar në Shkodër dhe në kolegjin e Propaganda Fide në Romë, dhe u kthye si prift në krahinën katolike të Mirditës më 1872. Ai aty ishte njëri nga prijësit e kryengritjes kundër sundimit turk më 1876-1877. Gjatë përgatitjes së këtij rebelimi, Doçi udhëtoi për në Cetinjë, kryeqyteti i Malit të Zi, për të kërkuar ndihmë financiare dhe ushtarake. Megjithëse shqiptarët e veriut ishin njëlloj syçelët ndaj planeve malazeze për atdheun e tyre, ata kësaj here ishin marrë vesh “për t’u lidhur me vëllain sllavojugor me qëllim që të përballonin barrën që ata mbanin së bashku”. Megjithëse Doçi u kthye nga Cetinja me zotimin për ndihmë malaziase, si dhe me premtimin për mosndërhyrje, gjë që ishte po aq e rëndësishme, kryengritja dështoi dhe u shtyp nga trupat turke në mars 1877, Preng Doçi u kap, u internua në Stamboll, por më vonë u lirua dhe u dëbua për në Romë. Atje, kardinali Simoni i Propaganda Fide, e dërgoi atë në bregun perëndimor të Njufaundlendit (ishull pranë brigjeve të Kanadasë) ku ai punoi si misionar deri më 1881. Doçit i takon nderi, mesa dimë deri më sot, që të jetë i pari shqiptar i njohur që u vendos në Amerikën e Veriut. Bregdeti i rrudhur perëndimor i Njufaunlendit dhe klima jo e favorshme e munduan mjaft Doçin, dëshira e të cilit ishte të kthehej në atdheun e tij mesdhetar. Si kompromis, Vatikani e transferoi atë në Sent Xhon të Nju Brunsuikut, ku ai punoi prej tetorit 1881 deri në mars 1883. Pas kthimit në Romë, ai u dërgua me detyrë tjetër si misionar, kësaj radhe në Indi, si sekretar i delegatit apostolik të Indisë, kardinalit Agliardi. Më 1888, pas disa vitesh kërkesash të përsëritura dhe me ndërmjetësimin e patriarkut të Kostandinopolit, më së fundi Preng Doçi u lejua nga autoritetet otomane për t’u kthyer në Shqipëri. Në janar të vitit të mëpasëm ai u shugurua si kryetar i Abaestë Nullius të St. Aleksandër të Oroshit në Mirditë, një pozitë e cila i mundësoi atij të ushtrojë një ndikim të madh politik dhe fetar në ato anë edhe për vitet në vazhdim. Më 1897 ai udhëtoi në Vjenë për të propozuar krijimin e një principate autonome katolike në Shqipërinë e Veriut, nën udhëheqjen e Mirditës. Dy vjet më vonë, më 1899, ai themeloi shoqërinë letrare “Bashkimi” së bashku me Ndoc Nikajn (1864-1951) dhe Gjergj Fishtën, duke shpikur të ashtuquajturin alfabetin “Bashkimi”. Ai vdiq më 22 shkurt 1917. Veprimtaria letrare e Preng Doçit fillon qysh në vitet 1870, kur e shohim atë të nxjerrë një poezi në botimin “A Dora d’Istria gli albanesi”, Leghorn 1870, një përmbledhje e shkurtër vargjesh shqipe botuar nga Dhimitër Kamarda (1821-1862) dhe kushtuar Dora d’Istrias (1828-1882), pseudonimi i shkrimtares rumune me origjinë shqiptare Helena Gjika, përkushtimi i së cilës për çështjen shqiptare ka rëndësi të veçantë në lëvizjen kombëtare. Ai është gjithashtu autor i disa punimeve të pabotuara në prozë dhe i vargjeve të tjera patriotike, pjesët më të bukura të së cilës janë “Shqypnia nën zgjedhën turke dhe Shqypnia në robin”.
Infrastruktura e ngritur nga kisha katolike në Shqipërinë Veriore gjatë shekullit XIX dhe sidomos organizimet arsimore siç janë Kolegji papnor shqiptar dhe kolegji Saverian i Shkodrës me kohë dhanë frytet e veta, ato jo vetëm që prunë katolicizmin e shekullit XIX në një nga anët më të prapambetura të Evropës, por sollën edhe fillesat e një arsimi dhe mendimi perëndimor tek një pakicë vërtet e vogël, por me një ndikim gjithnjë e më të madh në të ardhmen. Mbizotërimi i elementit të huaj në kishë, d.m.th. i misionarëve dashamirës italianë dhe nëpunës kishtarë makiavelienë austriakë i hapën rrugë priftërinjve vendas nacionalistë shqiptarë, të cilët ishin të interesuar të përdornin gjuhën e tyre në mundësitë e reja të shprehjes letrare të ofruara nga kjo kulturë e huaj fillimisht fetare. Me të vërtetë shkrimtarët e traditës katolike shkodrane në përgjithësi ishin ndofta pak më të shpejtë që t’i përkushtonin energjitë e tyre krijuese për “belles lettres” në gjuhën shqipe se sa ishin përfaqësuesit e letërsisë së Rilindjes të zgjimit kombëtar, të cilët i përqendruan talentet e tyre gjatë viteve të para më tepër në shkrimet politike dhe gazetari. Ishte letërsia katolike shkodrane, gjerësisht e injoruar nga kritikët marksistë në Shqipërinë e shekullit XX, e cila ndihmoi për ta shndërruar gjuhën shqipe nga një gjuhë që mund të përdorej për të shkruar, në një mjet (medium) letrar të aftë për shprehje të kulluar dhe larmi stilistike.
Përveç kësaj, duhet shtuar se, ndërsa nuk u paraqit e veçuar dhe e ndarë nga përroi kryesor letrar, sikurse letërsia myslimane dhe bektashiane, rryma katolike në letërsinë shqipe të shekullit XIX, me thelbin e vet shpirtëror dhe kufizimet tematike shoqëruese, mbeti haptazi e varur nga vala në rritje, e letërsisë së Rilindjes së nacionalizmit romantik. Në fund të fundit Shqipëria, si një e tërë, nuk ishte një vend katolik dhe, duke e parë mjerimin e këtij vendi ballkanik si një pjesë të rënies së shpejtë të Perandorisë Osmane, energjitë krijuese të intelektualëve kryesorë të Rilindjes të të gjitha besimeve u përqendruan kryesisht në nxitjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në bashkimin e shqiptarëve pa marrë parasysh dallimet e tyre fetare, por letërsia katolike shkodrane vazhdoi të lulëzojë dhe kontribuoi me të vërtetë në mënyrë thelbore në mozaikun e kulturës shqipe nëpër gjithë gjysmën e parë të shekullit XX, derisa rruga e trazuar e historisë shqiptare ndërroi jetë papritur më 1944.
*Përkthyer nga: Agron Alibali
Të fundit



“Ka presioni mbi drejtësinë”, KE: Shqipëria nuk mbyll asnjë kapitull pa mbushur standardet
16 Qershor 2025, 22:24
Mediu: Irani tentoi të rrëzonte avionin e Trump gjatë fushatës elektorale
16 Qershor 2025, 22:04
Netanyahu: Eliminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
16 Qershor 2025, 21:47
Lala: Nëse Gjykata e Lartë liron Veliajn, krijohet precedent
16 Qershor 2025, 21:34
Sulmi ndaj Iranit, Pollo: Izraeli nuk i ka bërë nder vetëm vetes, por dhe Europës
16 Qershor 2025, 21:34
Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos
16 Qershor 2025, 21:13
Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ku ishte shënjestra që nuk realizuan dot
16 Qershor 2025, 21:01
Makina bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset drejtuesi
16 Qershor 2025, 20:58
Mbytet pranë Shkëmbit të Kavajës turistja nga Sllovakia
16 Qershor 2025, 20:33

Rriten ndjeshëm rastet e vjedhjeve të banesave gjatë verës
16 Qershor 2025, 20:19
A mund ta bindë Trump Netanyahun që të ndalojë së sulmuari Iranin?
16 Qershor 2025, 20:17
Kriza financiare në OKB, rrezikohen ndihmat për refugjatët
16 Qershor 2025, 19:59


Tiranë/ 253 denoncime për shkelje në rrugë vetëm në një javë
16 Qershor 2025, 19:24

U bë baba nga një 13-vjeçare, lirohet nga qelia i riu rom Dritson Kurti
16 Qershor 2025, 19:03
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
16 Qershor 2025, 18:41
Korçë/ Makina del nga rruga, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët
16 Qershor 2025, 18:25
Video/ Sulmohet 'live' televizioni shtetëror i Iranit
16 Qershor 2025, 18:06
Arbnor Spahiu ende në duart e serbëve, prindërit e ish-policit thirrje ndërkombëtarëve
16 Qershor 2025, 17:58


KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës
16 Qershor 2025, 17:16
KQZ nis nesër rinumërimin e votave për katër qarqe
16 Qershor 2025, 17:08

Hekurudha Shqiptare shkurton 47 vende pune, preken punonjësit e mirëmbajtjes
16 Qershor 2025, 16:43
Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin
16 Qershor 2025, 16:28
Shqipëria krah Izarelit: Irani duhet të ndërpresë aktivitetin bërthamor
16 Qershor 2025, 16:09
Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas të huaj në Dhërmi
16 Qershor 2025, 16:07

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë
16 Qershor 2025, 15:42

EMRI/ Gjendet i vdekur brenda një shpelle i moshuari në Lezhë
16 Qershor 2025, 15:15
Vija bregdetare në rrezik/ Pse plazhet e Shqipërisë po zhduken dhe kush po e paguan çmimin?
16 Qershor 2025, 15:00

Britania e Madhe vendos për herë të parë një grua në krye të shërbimit të inteligjencës
16 Qershor 2025, 14:49

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë dy autorët
16 Qershor 2025, 14:21
"Mazhoranca pasive"/ Tabaku: PS nuk ka vullnet politik për të çuar përpara integrimin!
16 Qershor 2025, 14:12
Malltezi: Klubi Partizani u vodh nga kompania ku është drejtor i vëllai i Edi Ramës
16 Qershor 2025, 14:04
"Po dëmtoni rëndë familjen"/ Shehu-Spiropalit në Kuvend: Kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini
16 Qershor 2025, 13:50
Bardhi përplaset me Spiropalin: Mbylle Kuvendin për të ngrënë drekë në Greqi
16 Qershor 2025, 13:34

I akuzuar për vrasje, Europol në kërkim të kriminelit shqiptar (EMRI)
16 Qershor 2025, 13:06



"Banorët e Teheranit do paguajnë çmimin", ministri izraelit i Mbrojtjes sqaron deklaratën
16 Qershor 2025, 12:26
U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg administratorin e inceneratorit të Fierit
16 Qershor 2025, 12:10
“Karma e gjen rrugën”, kujt i drejtohet mesazhi i koduar i Veliajt nga burgu?
16 Qershor 2025, 11:59
Tragjike në Itali! Treni përplas për vdekje 19-vjeçarin italo-shqiptar
16 Qershor 2025, 11:50
Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën
16 Qershor 2025, 11:37
Berisha nuk u paraqit në SPAK, e konfirmon Gjokutaj: Shkak gjendja virale!
16 Qershor 2025, 11:30
Turisti belg u aksidentua me Jet Ski, arrestohet 51-vjeçari që i dha me qira mjetin lundrues
16 Qershor 2025, 11:00
Tërmeti godet Maqedoninë e veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri
16 Qershor 2025, 11:00
Spahia: PD-së i janë vjedhur dy mandate në Shkodër
16 Qershor 2025, 10:31
Dosja "Partizani"/ Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore
16 Qershor 2025, 10:26
"Treni bullgar"/ Teliti: Rama në krye të lokomotivës, skemë e nisur muaj më parë!
16 Qershor 2025, 10:10
Plagosi turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i skafit
16 Qershor 2025, 10:01
EMRI/ Arrestohet shitësi i drogës në Vlorë
16 Qershor 2025, 09:47
IAEA zhvillon sot mbledhje urgjente pas sulmeve izraelite ndaj objekteve bërthamore në Iran
16 Qershor 2025, 09:42
Mbolli kanabis buzë një përroi, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec (Emri)
16 Qershor 2025, 09:35
Nis nesër rinumërimi i votave të 11 Majit, kush rrezikon mandatin; gara mes kandidatëve
16 Qershor 2025, 09:26
Sulmet ndaj Iranit/ DW: Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion!
16 Qershor 2025, 09:15
Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore
16 Qershor 2025, 09:06
Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
16 Qershor 2025, 09:00
Sot Samiti i SEECP/ Zbardhet axhenda, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë
16 Qershor 2025, 08:45
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
16 Qershor 2025, 08:34
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
16 Qershor 2025, 08:25
Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet drejt ‘Traumës’
16 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja parashikimi për këtë të hënë
16 Qershor 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 Qershor 2025, 07:44
5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, ambasadorja: Po kalojmë orë shumë të vështira
15 Qershor 2025, 21:55
Trump i vuri veton planit izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit
15 Qershor 2025, 21:38
Rinumërimi i votave në Tiranë, Këlliçi: Duam mandatin e Alimehmetit
15 Qershor 2025, 21:17
Erdogan telefonon Trump: Jemi gati të ndërmjetësojmë për Iranin
15 Qershor 2025, 20:55

Netanyahu thotë se sulmoi Iranin për të parandaluar "holokaustin bërthamor"
15 Qershor 2025, 20:02
Marrëveshjet për migrantët: Ç'përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
15 Qershor 2025, 19:43
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon tre hektarë me barishte pranë Urës së Kardhiqit
15 Qershor 2025, 19:22
Po lahej me të afërmit, mbytet i riu në ujërat e lumit Mat
15 Qershor 2025, 18:59
Gattuso emërohet trajner i ri i Kombëtares së Italisë
15 Qershor 2025, 18:34
Mbi 400 persona janë vrarë deri tani nga sulmet izraelite në Iran
15 Qershor 2025, 18:15
Trump paralajmëron rikthimin e çështjes Kosovë-Serbi: Biden e dëmtoi
15 Qershor 2025, 17:46
Bylykbashi: Sistemi aktual zgjedhor është toksik
15 Qershor 2025, 17:25
Trump zotohet për marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit, përmend rastin e Kosovës me Serbinë
15 Qershor 2025, 16:59
Plagoset turist gjerman në plazhin e Gjipesë, u godit nga helika e një gomoneje
15 Qershor 2025, 16:40

Irani sulmon Izraelin me raketa balistike
15 Qershor 2025, 15:48
Plazh me fekalet në Durrës, ana tjetër e mrekullisë turistike
15 Qershor 2025, 15:30
Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
15 Qershor 2025, 14:59
Ish-presidentit francez Sarkozy i hiqet medalja e Legjionit të Nderit
15 Qershor 2025, 14:58
Shkodra, me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit
15 Qershor 2025, 14:31
Teherani akuzon Izraelin se kërkon të zgjerojë konfliktin pas sulmit ndaj impiantit të gazit
15 Qershor 2025, 14:02
