Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
PRINT/ Lehtësia për të prishur në Tiranë: Mendësi 'moderne', aq edhe e ngulur në provincializëm...
nga LEKË TASI
Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “PRINT” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazeta “RD”, e martë, 4 prill 1995, f. 5.
Ata që e ruajnë ende të gjallë kutimin e Tiranës së vjetër pakësohen përditë me kalimin e viteve. Kjo është e natyrshme, por mbetet me vend ankimi i heshtur i tyre për shndrrimin e dhunshëm që pësoi qyteti i tyre i dashur.
Kur zbrisnim teposhtë në rrugën “28 Nëndori” ndeshnim në kinkalerinë e Haxhi Dudës, ku mblidheshim çdo fund gushti për t’u furnizuar me sende shkollore... vazhdojmë pastaj brenda atij tregu të vjetër prej qindra dyqanesh e dhjetëra zanatesh, mbushur me zhurma, emra, zëra, ngjyra, tipa, ngjarje, e mbi të gjitha me ndijimin e nismës së lirë, buiste jeta... Një vazhdë përjetimesh që ka lënë mbresa të pashlyera në ndërgjegjen time. Sado të mundohemi tani t’i vendosim ato në hapësirën e tyre të mbushur me kioska, nuk e arrijmë dot.
Kjo hapësirë ka përfshirë diçka të çmuar të dashur të jetës sonë. Por dëmi që rezolton nga firasja e papritur i kalon shumë përmasat e një pakënaqësie të rëndomtë ndaj ndryshimit që sjellë koha.
SI ISHTE...?
Plani i Pazarit të Vjetër i ngjante një trapezi të çrregullt, që kufizohej nga Sheshi “Skënderbej” dhe nga tri rrugët kryesore të qendrës: “28 Nëndori”, “Mbretnore” dhe e “Dibrës”. Futeshe në të me anën e gjashtë rrugëve e ngushta, shtruar me kalldrëm solid. Nëse do të konceptohej me zgjuarsi krijuese, mund të na çonte në konfigurimin e dy Tiranave, njëra vatër tregtie dhe artizanati tradicional, tjetra përreth saj e hapur për një zhvillim të shpejtë e bashkëkohor. Një kontrast ky që ka dhënë rezultate origjinale kudo në botë, me zgjidhje shumë interesante.
Koloriti lokal prej qyteti tipik ballkanik dhe efiçienca ekonomike, bashkoheshim te ky treg se një unitet që pësonte zhvillimin e kohës.
... Mbasi mbarojnë harxhin, ti takojë një mik, uleshe me të në një kafe të vogël me tryeza jashtë dhe në atë mjedis të qetë, ndërsa përreth teje klientët, pronarët, çirakët, hamejtë, fshatarët shkonin e vinin në punën e tyre, fitoje vetëdijen se ndodheshe në pikën qëndrore të vendit, jo vetëm gjeografikisht, por organikisht, sepse aty ndiheshin vijat e forcës ekonomike në të gjitha drejtimet.
SI U ZHDUK...?
E kishim për detyrë ta ruanim këtë zonë ekonomiko-kulturore me traditën tonë të gjallë, mbajtja në këmbë e këtyre zonave kudo në Shqipëri, të zhdukura tanimë, ose të ruajtura pjesërisht si mbeturinë e pajetë. U binte detyrë intelektualëve t’i delnin në mbrojtje të Pazarit të Vjetër të Shkodrës me Bezistanin në mes, portit mbi Bunë që të restaurohej mbas tërmetit të goditej artistikisht. Pazari i Vjetër i Lezhës me rrugicat e ngushta mesjetare, ai historik i Përmetit, dhe çdo treg tjetër deri në qendrat më të vogla. Dhe jo vetëm për anën e tyre piktoreske e kulturore historike, por edhe që ekonomia moderne të ambjentohej së pari aty, duke shfrytëzuar bazën materiale dhe sidomos përvojën njerëzore.
Zhdukja e Pazarit të Vjetër të Tiranës me drekt nga lart, përveç goditjes rrenimtare që i dha tregtisë dhe artizanatit, solli dhe një përmbysje sociale të paparë. Një numër i madh zanatçinjsh të aftë u largua nga qendra prodhuese në periferinë e përbaltur të fabrikave e uzinave të lindura – plaka.
Me këtë fshirje rrënjësore që ndodhi gjithkund te ne, i hiqet kronikës dhe historisë mundësia për t’u krijuar më vonë e për t’u lidhur me brezat që vijnë. Dhe bëhet fjalë vetëm për disa nga aktet e kësaj prishjeje të pandalshme, për të mos qenë në gjendje të provojmë se jemi më të lashtët.
Dhe ja, e kemi parasysh peizazhin e tanishëm të Pazarit të Vjetër të Tiranës tani le të shohim anën urbanistike të saj. Qendra nuk mori aspak zgjidhjen e pritur optimale me zhdukjen e Pazarit të Vjetër, sado i pavend t’u duket ky pohim ithtarëve të kozmopolitizmit socialist. Pushtetit komunist rrafshimi mund t’i jepte dorë për projekte me nivel. Por bashkë me këtë miratini të konkurronte duke ruajtur çka ekzistonte aty. Por nuk e bëri. Nuk dijmë sa ithtarë të deklaruar ka pasur opcioni që Pazari i Vjetër të ruhej. Nëse ka pasur, duhen të kenë qenë tejet të çarmatusur. Mbrojtja e së vjetrës (edhe kur ajo quhej traditë) kërkonte motivim të qartë, ekonomik, dhe kjo binte ndesh me planin komunist.
Pritej me këmbët e para çdo tentativë për kundërshtim. E, megjithatë pati edhe të tilla, madje që dolën me artikuj në shtyp, por me pasoja për autorët, më vonë...
Flijimi i të vjetrave anekënd vendit ndodhi shumë kollaj, jo sepse inteligjenca ishte e topitur nga dhuna e autoritetit, por sepse ajo u shkel u mënjanua nga elita e saj që rrinte pranë pushtetit dhe donte të ngjitej edhe me afër tij, duke lëshuar pa rezistencë çdo gjë që i kërkohej. Është ky shkaku që u ngushtua deri në asfiksi hapësira e diskutimit edhe për probleme teknike. Edhe sot, inteligjenca ish-zyrtare, duke adoptuar sulmin si mbrojtjen më të efektshme, ngul këmbë ta paraqesë punën e saj të gjatë varrosese si të mbushur me suksese që nuk mund të shlyhen.
SI DO TË BËHEJ...?
Ç’fizionomi mund të merrte Pazari i Vjetër po të ekzistonte sot? Le të mos harrojmë më së pari se çdo restaurim në arkeologji dhe të paleontologji, nis mjaft që të ketë një pjesë të vogël të gurëve ose eshtrave origjinale. Kështu krijohej ndijimi i së kaluarës. Në rastin e Pazarit të Vjetër të Tiranës do të ndodhte më tepër se kaq. Baza do të ishte e tëra, shtesa mbi atë bazë do të bëhej e pandjeshme, sepse nuk do të hiqte asgjë që mund të qëndronte, por duke shfrytëzuar ide dhe ustallarë, do të zbukuronte për të dhënë jo një antikë të nisur, por vetëm atë Pazar të zhvilluar në kohë. Mjaft të përfytyrojmë Banjën (hamamin) e fillimit të shekullit XVII në funksionim sipas asaj teknike, pranë dyqanesh të ndryshëm që pasqyrojnë jetën tregtare në të gjitha etapat e mëvonshme, deri në atë bashkëkohore. Artizanati ynë, origjinal dhe i kërkuar për larminë e tij, do të kishte aty selitë e vet më përfaqësuese, me vlera tradicionale dhe të reja. Amatorët e souvenireve, turistë të huaj e vendas, do të gjenin mu në qendër të qytetit, dy hapa larg hoteleve mallin që kërkonin, brenda një atmosfere, historike. Kështu, kryeqytetiynë do të bëhej me anën e kësaj qyteze me qendrën e vet, një vend i rrallë dhe i denjë për t’u vizituar dhe jo thjeshtë një vend ku shkohet për punë. Ky preciozitet, le ta quajmë kështu, do të sillte vetiu punime të cilësisë së lartë: kalldrëmet do të ribëheshin nga e para pranë restaurimit të kujdesshëm të dyqaneve. Afër tyre do të shpërfaqeshin atelietë e artikujve të rinj, deri te ato të luksit. Për hir këtij modernizimi, e tërë ngjyra arkaike e zanateve dhe tregtisë së traditës do të ruhej. Po ashtu restorantet, kafenetë, ëmbëltoret me të gjitha specialitetet e vendit.
Kjo qendër e tregëtisë së imtë do të rrethohej me kohë nga ndërtesat e larta të rrugëve që e qarkojnë, e që sot mbajnë vetë emrin e vjetër. Këto ndërtesa do të ruanin të paprekur katin e parë, për të përjetësuar historinë dhe çdo gjë që meriton të kujtohet, si për shembull, dyqani i Mustafa Marës, i burgosur nga Turqia për aktivitet patriotik (shpërndante shtypin, dhe për këtë iu dha mbiemri Drita nga titulli i gazetës që përhapte) dhe që më 26 Nëndor 1912 qepi në dyqanin e tij shumë flamure kombëtare me të cilët zbukuroi tërë Pazarin atë ditë të shënuar pë kombin. Dyqani i tij, që sot nuk mund të as përcaktohet se ku ndodhej do të kishte në vitrinë nga ana flamure, pranë burive të gramafoneve qe i pari ai i importoi nga Evropa. Si ky rast, edhe plot të tjerë, nga historia.
Kjo frymë konservative – artistike në trajtimin e çdo hollësie të lënë nga koha, do të shtrihej në tërë qendrën e qytetit, pavarësisht nga transformimet që do të sillnin vitet. (Kjo duhet adoptuar me rreptësi sot me një përkujdesje më të madhe, për të na humbur së paku ato që kanë mbetur në këmbë). Sa për vërejtjen që një qendër me rrugë të ngushta do të krijonte probleme për trafikun në rritje, duhet thënë se të mirat (edhe ekologjike) të kësaj qenësie në qendër jo vetë, që nuk do të pengonin, por do të lehtësonin me anën e peshës së pakët të saj, në gërmimin e një plani nëntokësor, jo vetëm për lëvizjen por edhe për shërbimet.
NË MBYLLJE...
Për të qenë objektivë, prirja për të prishur duhet të shpjegohet jo vetëm me dëshirën arrogante dhe keqdashëse për të shkatërruar. Tirana – kryeqytet mori fizionominë nëpërmjet rregullimeve të bëra gjatë dekadave 20 dhe 30. Ajo u bë një qytet me rrugë te drejta dhe jo fort të gjera, me të cilat është i lidhur imazhi ynë për të, dhe skema e shkëlqyer e Qendrës ku priten rrezet, ishte më se e goditur. Po të ishte realizuar plotësisht ky plan i vendosur qysh herët, kushdo që do të qëndronte në një pikë të Sheshit “Skënderbeg”, do të mund të shihte fundin e tetë rrugëve që hapeshin rreth e qark horizontit. Një ndijim ky që rrallë mund të ta ofrojë qytet në botë. Ai jo vetëm nuk u realizua, por bashkë me të u flijua edhe shansi i mbramë për të ruajtur aë çka bota bëjnë flijime për ta mbajtur krejt të paprekur me çdo çmim sado i lartë qoftë qendrën historike.
Historia urbanistike e Tiranës e kondensuar kështu, na duket e pafat dhe e tradhëtuar nga një pushtet politik absolut që në mënyrë matufe, për hir të një zgjidhjeje krejt të rëndomtë fshiu pa mëshirë edhe pjesën më të rëndësishme të qytetit, të vjetrën që dëshirojmë e kemi nevojë ta kemi sot.
Duhet thënë se, shtrat i ngrohtë për këtë vetëshkatërrim shërben edhe mendësia e prirur drejt modernes, aq edhe e ngulur në provincializëm: që i konsideron këto prishje jo si dëm të madh.
Sot Tirana ka filluar të shtrihet nëpër kodra. Me fuqinë ekonomike, që do të fitojë atdheu ynë, është e sigurt që periferia do të dalë nesër në një nivel ndërtimor shumë më të lartë nga ç’kishim ëndërruar ndonjëherë. Por asnjëherë nuk duhet harruar se ruajtja ose përshtatja e të vjetrave me të rejat, e të mëdhave me të voglat duhet të jetë ligj që duhet zbatuar rreptësisht.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56