Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përplasjet në Elbasan, Rama: PD provokoi, po krijon ide të kundërta me montazhe skuthash

Përplasjet në Elbasan, Rama: PD provokoi, po krijon ide të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është sot në Fier për të prezantuar kandidatët për deputetë të PS. Ai ka komentuar edhe përplasjet mes mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan, që ndodhën disa ditë më parë.

Ai akuzoi PD-në për provokime. Sipas Ramës, opozita po bën viktimën dhe montazhe 'skuthash' duke e shitur ngjarjen krejt ndryshe nga ajo që ndodhi me të vërtetë.

“Shqiptarët të mos jenë tolerant në opinionin e tyre në këto shfaqje të kujtojnë shfaqjet e viteve 90 duke hypur në makina, si në festë, si ajo në Elbasan. Dhe pastaj bëj edhe viktimën sikur u sulmove ndërkohë që qëndron aty.

Dhe me montazhe skuthash krijon ide të kundërt me atë që ka ndodhur që nuk kishte asnjë lidhje me mua dhe ne që ishim aty.

Provokime të panevojshme, të pavend në këtë kohë kur ne do i bëjmë ato që duhet të bëjmë për të fituar këtë ndeshje por nuk do harrojmë se është një ndeshje më e madhe që zhvillohet sekond për sekond për jetën. Po shohim dritë më në fund”, tha Rama.

Të fundit