Flash News

KRYESORE

Eksploziv makinës, presidenti i Kamzës: Nuk i frikësohem askujt

Eksploziv makinës, presidenti i Kamzës: Nuk i frikësohem askujt

Presidenti i ekipit të Kamzës, Naim Qarri ka reaguar pas shpërthimi të eksplozivit në makinën e tij. Në një prononcim për ‘News 24’, Qarri theksoi se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk frikësohet nga ngjarja.

“Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin, dola dhe pashë makinën time. Nuk kam konflikt me askënd. Nuk kam borxhe dhe nuk i frikësohem askujt”, është shprehur Qarri.

Makina e Naim Qarrit ishte e parkuar në momentin e shpërthimit dhe nga ngjarja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Të fundit