Flash News
Neo-mountaineering and Neo-security
Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
Rama is outraged by the EP report: Either Europe has gone crazy and corrupt, or there is something wrong...
Albanian academics abroad support protests: Government failures have brought about this crisis
Rape of couple in Fushë-Arrëz, injured person speaks out: 5 people introduced themselves as police officers...
Nga braktisja e PS te kërcënimi nga Bajrat/ Pse po hesht Rama për Marjana Koçekun?

Çfarë ndodhi?
Protesta qytetare, e cila sot shënon ditën e 18-të të revoltës para Kryeministrisë, solli një çarje brenda Partisë Socialiste. Ndoshta atëherë kur nuk pritej, nga radhët e socialistëve erdhi dezertimi i parë.
Konteksti
Marjana Koçeku, deputete e Qarkut Shkodër e cila doli nga listat e mbyllura të zgjedhjeve të 11 Majit, njoftoi largimin nga grupi i PS. Në një postim në Facebook, Koçeku i dha një sinjal të qartë Ramës se idealet dhe vlerat e një njeriu, nuk mund të vendosen në shërbim të partisë dhe propagandës së saj.
“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkroi ajo.
Socialistët me leksione morali ndaj Koçekut
Fill pas deklaratës së deputetes shkodrane, në PS shpërtheu revolta. Studentja Helena Kaçe, e cila hapi Kongresin e PS-së, i kërkoi Koçekut të dorëzonte mandatin, pasi sipas saj privilegjin e të qenurit deputete, ia dha sigla ‘e lavdishme’ e PS. Madje, Kaçe e quajti “hipokrite” Marjana Koçekun, me argumentin se pa dorëzuar karrigen, nuk mund të jetë e pavarur.
“Ka një lloj hipokrizie dhe mosmirënjohje në politikë. Të futesh në Parlament përmes listave të mbyllura, me votat dhe angazhimin e një partie, e pastaj të kujtohesh se ‘idealet e kufijtë moralë’ të shtyjnë të dalësh e pavarur. Pavarësia e vërtetë nuk nis duke dorëzuar teserën e mbajtur karrigen.
Nis duke dorëzuar mandatin. Sepse ato vota që të sollën në Parlament ishin të njerëzve që votuan një logo dhe vizion politik.
Nëse idealet e tua nuk përkojnë më me atë shtëpi politike, hapi më parimor është tua kthesh mandatin atyre që të besuan. Suksese paç në rrugëtimin tënd të ri Marjana si e pavarur, po bëje si duhet: Dorëzo mandatin!”, u shpreh Kaçe.
Edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, reagoi me një ton moralizues ndaj vendimit të Koçekut për t’u larguar nga grupi socialist dhe për t’u pozicionuar si e pavarur.
Ndreu, njësoj si Kaçe, i mbajti leksion fisnikërie duke kërkuar nga Koçeku dorëzimin e mandatit, si akt që sipas tij, do i jepte kuptim moral dhe fisnik largimit të deputetes.
“Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale. Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret. Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku”, shkruan Ndreu.
Por, si nisi përplasja Rama-Koçeku?
Top Channel raportoi një ditë më parë se zanafilla përkon me datën 8 qershor, kur kryetari i PS-së, Edi Rama, ishte në Shkodër për turin e 35-vjetorit të PS-së. I veshur me një bluzë ku ishte stampuar një flamingo, Rama ka hasur me një koment të Koçekut e cila është shprehur: “I nderum kryeministër, mirë se erdhe në Shkodër si Gen Z, më pëlqen shumë bluza që ke veshur sot…”.
Kjo ishte shkëndija që solli debatin mes deputetes dhe Ramës, gjatë një takimi informal mes tyre. Siç duket, biseda që kanë konsumuar të dy dhe ato çfarë Rama i ka thënë Koçekut, nuk janë mirëpritur nga deputetja, e cila i është kundërpërgjigjur.
Pasi njoftoi braktisjen e grupit të PS, Koçeku postoi në profilin e saj zyrtar një emoji flamingo, që është kthyer në simbolin e protestës qytetare e cila është quajtur “Revolucioni Flamingo”.
I pyetur për largimin e Koçekut, kreu i grupit Taulant Balla tha se do të diskutonin në një moment të dy, ndërsa kolegët socialistë pohuan se deputetja kishte fikur telefonin dhe nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të tyre.
Kërcënimi nga Bajrat
Mirëpo në vorbullën e reagimeve dhe heshtjes, vetë Koçeku bëri një deklaratë të fortë në profilin e saj. Haptazi, ajo tregoi se ishte kërcënuar nga banda e Bajrave të Shkodrës.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku.
Policia e Shkodrës deklaroi për Politiko.al se deri tani nuk është depozituar asnjë kallëzim zyrtar lidhur me këto pretendime.
“Nuk kemi asnjë kallëzim e as njoftim lidhur me këtë njoftim”, thanë burime zyrtare nga Policia.
Reagimi i parë nga radhët e PS ishte indiferent. Igli Hasani, kreu i Komisionit të Jashtëm, u shpreh se nuk ishte puna e tij të merrej me denoncimin dhe se kushdo që ndjehet i kërcënuar, t’i drejtohet policisë.
“Kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve, Policisë së Shtetit, nëse ka edhe një indicie. Se kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare. Duhet ti drejtohen policisë së Shtetit”, tha Hasani.
Heshtja e Ramës
E habitshme është se nga ana e kryeministrit nuk ka asnjë reagim. Rama ka heshtur qysh në ditën kur Marjana Koçeku njoftoi largimin nga grupi i PS. Rama, që zakonisht reagon ndaj çdo përplasjeje politike, këtë herë ka zgjedhur heshtjen – një heshtje që po ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje. Ndoshta sepse në sulm janë hedhur socialistët, madje dhe Bajrat e Shkodrës./ Politiko.al
Latest news
Neo-mountaineering and Neo-security
2026-06-17 20:16:49
Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
2026-06-17 19:52:19
Does Botox go to the brain? Here's what doctors say
2026-06-17 19:00:18
Suspected call center fraud scheme busted in Tirana, 7 arrested
2026-06-17 16:51:11
SP reacts after Koçek's statement about Eid
2026-06-17 14:51:45
Protest/ Police prosecute 16 citizens and announce 2 others wanted
2026-06-17 14:01:20
EP report on Albania, alarm on elections, corruption, media and environment
2026-06-17 13:46:15
Renowned actor Gjergji Lala dies
2026-06-17 12:30:31
45-year-old man in Memaliaj injured after falling from scaffolding at work
2026-06-17 12:14:54
Eurostat: Albania, penultimate in Europe for well-being
2026-06-17 12:00:59
Berisha: DP supports the protest, Rama leads a regime without legitimacy
2026-06-17 11:34:55
Transparency Board sets new fuel prices, diesel and gasoline prices decrease
2026-06-17 11:24:32
Search continues in Ulza Lake for missing 37-year-old
2026-06-17 10:40:55
Nosebleeds and stress: what you need to know
2026-06-17 10:21:39
Cocaine trafficking network dismantled in Athens, 11 Albanians involved
2026-06-17 10:11:29
General Eric Wendt confirmed as US Ambassador to Albania
2026-06-17 09:58:32
Brazil-Morocco match breaks World Cup viewership record
2026-06-17 09:49:50
Accident in Fier-Lushnjë, two people end up in hospital
2026-06-17 09:12:44
Foreign exchange rate June 17/ How much the dollar and euro are bought and sold
2026-06-17 08:56:35
MEP raises voice on protests in Albania: Where is public money going?
2026-06-17 08:12:17
17 countries support US-Iran deal, call for immediate implementation
2026-06-17 07:53:26
Rain is expected in some areas, according to the weather forecast today
2026-06-17 07:19:03
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2026-06-17 06:59:23
Alimehmeti: Rama's resignation would pave the way for a transitional government
2026-06-16 22:51:14
"Killed dreams in Albania", the spicy banners from the 17th protest
2026-06-16 21:17:28
No alarm, no emergency exit: how students live in Student City dormitories
2026-06-16 21:02:08
Yamal's World Cup debut comes with a special dedication
2026-06-16 20:38:10
Protest schedule postponed due to high temperatures
2026-06-16 19:15:32
These 3 zodiac signs are considered ideal vacation companions
2026-06-16 18:54:57
With the red and black flag, tourists join the protest against Rama
2026-06-16 18:31:36
Secret destination in Europe where US-Iran deal expected to be signed revealed
2026-06-16 18:20:34
SPAK "freezes" the criminal group's luxury, seizing 150 million euros of assets
2026-06-16 17:44:56
Zhupa: Berisha will soon have meetings in the US
2026-06-16 17:22:37
Trump: The deal clearly states that Iran will not have nuclear weapons
2026-06-16 16:27:56
Why our brains don't function well in high-pressure situations
2026-06-16 16:19:13
How to stay safe while traveling in extreme heat
2026-06-16 15:39:24
Who is Dritan Gjika, the Albanian drug trafficking mafia in Ecuador?
2026-06-16 15:16:09
Large-scale fire at the former Metallurgical Plant in Elbasan
2026-06-16 14:43:46
World Cup icon signals end of career after 2026 World Cup
2026-06-16 13:53:07
Albanian Fake Civil Society and the Real One
2026-06-16 13:46:40
Berisha: Dumani is hiding Aruba's governors to protect Rama
2026-06-16 12:58:05
Who could be afraid of flamingos?!
2026-06-16 12:38:13