Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Kandidatët e 25 prillit, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD mblidhen në fundjavë për miratimin e listave

S’ndalen ikjet nga PS, tjetër deputet konfirmon largimin, Sadi Vorpsi: Dua t’i hap rrugë të rinjve, do fokusohem te familja

 Ministri i jashtëm italian, Di Maio: T’i hedhin poshtë paragjykimet, BE të mos e quajë veten të bashkuar me Shqipërinë jashtë saj

Aksident në Rrogozhinë, humbin jetën çifti i bashkëshortëve dhe oficeri i Burgjeve në Peqin

Covid-19 shuan familjen në Mirditë, në pak ditë ndërrojnë jetë prindërit dhe djali i tyre; ndërron jetë edhe studentja 22-vjeçare në Infektiv

Miratimi i listës së kandidatëve për deputetë, Kryesia e PS-së mblidhet të hënën

Reme Lala ndryshon mendje, tërhiqet nga kandidimi për deputete me PS-në

Mbetet i lartë numri i jetëve të humbura nga koronavirusi në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar sërish 21 humbje jete. 777 raste të reja dhe 742 të shëruar.

Muaji mars ka nisur me bilanc të rënduar sa i përket viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. 122 viktima dhe 4911 raste me Covid-19 në gjashtë ditë.

Nisma “Thurje” ka prezantuar 12 kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesi i saj, Endri Shabani do të kandidojë në katër qarqe.

Të fundit