Flash News
Foreign exchange, the rate at which foreign currencies are sold and bought
Clear skies throughout Albania, here's what the weather is expected to be like today
Conflict between young people in Fushë-Krujë, 22-year-old injured with knife
Kanye West's state-funded concert, OCCRP: Government accused of using the concert to stifle protests
Here are the years of imprisonment requested for Monika's mother
Ahmetaj “i çjerr” maskën Ballukut: Është plaçkitësja më e madhe e Shqipërisë

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, Ahmetaj e akuzon Ballukun si ‘plaçkitëse’ dhe si njeriu që i ka shkaktuar buxhetit të Shqipërisë më shumë dëme së tërmeti shkatërrues i vitit 2019.
“Vazhdon të mbajë rekord në historinë e Shqipërisë, e ka çuar me 11-miliardë nivelin e tenderave, më pas do t’ju tregoj edhe sukseset, se del në parlament dhe thotë kemi bërë shkolla, kemi bërë kopshte”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Pjesë nga intervista
Peka: Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe…qe ta ketë të qartë publiku.
Ahmetaj: Më fal, se unë do t’i referohem edhe me shifra, por që nga koha e Ismail Qemalit, por jo atij virtualit që nxjerr kreu i organizatës, atij realit, Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit. Më besoni, në përllogaritjet e mia, duke marrë referenca të drejtpërdrejta nga biznese sot, dhe ti e di mirë që unë jam bërë nukël informacioni, sot, dëmi që është shkaktuar nga Belinda Balluku në buxhet është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Dëmi i vetë asaj, nuk po flas pastaj për dëmin e gjithë anëtarëve të tjerë, dëmi i vetë plaçkitëses, shkon dyfishi i tërmetit të 2019. Vazhdon të mbajë rekord në historinë e Shqipërisë, e ka çuar me 11-miliardë nivelin e tenderave, më pas do t’ju tregoj edhe sukseset, se del në parlament dhe thotë kemi bërë shkolla, kemi bërë kopshte… Vetëm me tunelin e Llogarasë, që do ta them, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha, i ka gëlltitur plaçkitësja më e madhe, por do të kthehemi tek tuneli. Do bëj edhe ca pyetje që na çojnë në drejtimin e të vërtetës për të ndihmuar SPAK-un
Peka: Shiko zoti Ahmetaj, pas intervistës së dytë interesi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe komentet ka pas pafund. Skeptikët, ose ata që presin që ju të hakmerreni dhe të rrëzojnë Edi Ramën, thonë nuk publikoi dokumentet. Shoh që keni ardhur me dokumente. Shqiptarët duan të duan sot nga ju pse Edi Rama është kreu i organizatës dhe Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe???
Ahmetaj: Të kthehemi njëherë të fenomeni, se çfarë ka ndodhur me atë strukturë kryesisht 7 vitet e fundit, por sidomos 4 vitet e fundit. Kur unë u shkarkova, arsyeja e komunikuar kolegëve të mi aty ishte se unë kisha prishur unitetin e partisë. E kam thënë edhe njëherë tjetër unë nuk kam pas asnjë ambicie as të bëhesha sekretar i përgjithshëm, as kryeministër dhe këtë e di gjithë partia, as kryetar bashkie, as sërish ministër.
E di gjithë Shqipëria tashmë, mbi të gjitha kreu i organizatës dhe miqtë e mi që unë kërkova të largohesha. Ajo që ka ndodhur sot me shtyllat e shtetit, praktikisht është një reflektim i një përpjekje që unë të paktën personalisht, naivisht, nuk kam arritur ta shoh që ditën 1, e kthimit të të gjithë strukturave të shtetit në funksion të një njeriu, të kreut të organizatës.
Dhe kur njerëzit, përtej fatit tim, fati i Shqipërisë sigurisht që prevalon, për familjen time prevalon fati im, për mua prevalon fati i Shqipërisë, fati i fëmijëve të mi dhe fati i familjes time. Nuk diskutohet. Por fati i Shqipërisë është i lidhur edhe me fatin tim dhe fatin e familjes time. Dhe sot Shqipëria është në dorë të krimit. Kemi bërë disa herë bisedë me ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri, zonjën e nderuar Yuri Kim, dhe gjithmonë pyeste kujt…
Peka: Këtë e nderuar e besoni kur e thoni, apo…?
Ahmetaj: Patjetër…kujt do i takojë Shqipëria? Unë sot do i kthej përgjigje Yuri Kim, sot Shqipëria ka rënë në duart e krimit. Merr Partinë Socialiste, ka shumë socialistë, por s’ka parti. Është vetëm një organizatë e krijuar vetëm për t’i shërbyer një njeriu. Ka shumë socialist.
Më thoni cfarë lidhje ka sot Partia Socialiste me qeverinë që praktikisht është bashkia1 dhe bashkia2 e dikurshme? Nuk ka lidhje. Sot praktikisht, koordinatorët politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit. Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste?
Peka: Kjo është. Vetëm ju se keni parë, kjo është Partia Socialiste.
Ahmetaj: Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë???
Peka: Kjo është, pse nuk e dije ti??
Ahmetaj: Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson?
Peka: Është edhe në DAVOS?
Ahmetaj: Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju? Për Pirro Vëngun? S’ka gjë me Pirro Vëngun si krijesë, s’ka lidhje, sistemi i patronazhimit politik që duhet ta bëjë çdo parti, në atë vend është kthyer në sistemin e patronazhimit të bukës. Kërcënojnë punonjësit e administratës, në një rast shumë interesant, shumë interesant, është, nja dy miqtë e mi në Itali që erdhën na zëvendësuan thanë, na kërcënuan, kanë kërcënuar motrën time, tha, që motra dhe kunati të dalin në Milano për takim me kreun e organizatës.
Nuk është kjo Partia Socialiste. E keni parë që hanë kokat e njëri-tjetrit? Unë s’jam më. Unë po e them sot, Encro Chat ka vërtetuar rënien e katër qarqeve elektorale të Partisë Socialiste. Dhe këtë shkojnë dhe merren me Bardh Spahinë, se babanë e tij ia kam njohur kur punoja te FMN dhe tek Instituti Demokratik Republikan. Ia kam njohur babain, burrë i nderuar, ndjesë pastë. Këta merren me Bardh Spahinë, këta dalin flasin për…ore një krim elektoral, a kanë çuar këta deri në fund një krim elektoral? Janë marrë me kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës… një krim elektoral mo, SPAK-u, a po shkojmë në zgjedhje, a duhet të ketë zënë mend X – Y dhe Z-ta?
A po shkojë? Fola për partinë. Ti ke socialistë sot, më beso, komunikojnë me mua, socialistët, po flas për grupin parlamentar, një pjesë që është le të themi e vjetër, në kuptimin e eksperiencës, e vjetër në eksperiencë, të kapur për fyti, dikush i presuar, dikush i influencuar, dikush i lirë po revoltuar, një pjesë e tyre mezi presin që ky të bjerë.
Është një ndjesi që dominon. Fola pë Partinë Socialiste. Sot po të shikosh nga ana e partisë, të shikosh qeverinë, sot qeveria është formati 5D i bashkisë së Tiranës, po nuk është 5D, është 5B. Plaçkitësja më e madhe në historinë e Shqipërisë të buxhetit të shtetit, ka emëruar 5 ministra, dy në bashkëpunim me eksponentët, 5 ministra për të plotësuar zinxhirin e plaçkitjes.
Po me ca po merret Pirro Vëngu? Merret me pronat e ushtrisë. Ma tha njeri brenda Ministrisë së Mbrojtjes që ky njeri po vjen vetëm se është i zellshëm për të dorëzuar pronat. E keni parë narrativën, ka filluar të flitet për Porto Palermon, është ai masturbimi turistik që tha Quest-i, në DAVOS, shpresoj që ta kenë parë shqiptarët. Pra, nderuar z. Peka, 5B-ja, ministri i financave është marrë nga strukturat e ish-Ministrisë së Infrastrukturës, dakord, Ministri i Brendshëm është histori më vete, kapitull më vete që, 'for the record'. Kreu i organizatës, dikur, kur punonte si drejtor i hetimit tatimor e shkarkoi nga puna për korrupsion.
Latest news
The ten challenges Spain must win to eliminate France and Mbappé
2026-07-14 08:04:02
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2026-07-14 07:00:35
Ukraine strengthens air defense, Macron announces deal for 16 Rafale jets
2026-07-13 22:26:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
2026-07-13 22:11:36
Conflict between young people in Fushë-Krujë, 22-year-old injured with knife
2026-07-13 21:47:26
Haaland, the phenomenon of the 2026 World Cup
2026-07-13 20:19:12
Citizens take to the streets again, protest enters 44th day
2026-07-13 20:01:25
Large fire in Himara, flames engulf the hills of the Llaman area
2026-07-13 19:28:11
Dutch referee dies, weeks after being banned from 2026 World Cup
2026-07-13 18:22:39
What professions make people the happiest?
2026-07-13 17:51:54
Brazil still in crisis, fans attack Federation after motivational video
2026-07-13 16:42:07
The Special Court returns the file against former mayor Elvis Roshi to SPAK
2026-07-13 16:22:11
IDC-CDI meets in Brussels, Berisha participates as Vice President
2026-07-13 16:05:10
"Washington Examiner": Anger against Rama's enrichment has reached its peak
2026-07-13 14:28:00
Here are the years of imprisonment requested for Monika's mother
2026-07-13 14:09:46
EU appoints German diplomat as new special envoy for Kosovo
2026-07-13 13:55:29
Property alienation in Durrës/ Court confirms security measures for suspects
2026-07-13 13:25:00
70 people with poisoning symptoms in Pristina, 22 hospitalized
2026-07-13 13:16:00
Erkin Lika's lifeless body found after falling into Mat River sinkhole
2026-07-13 12:32:00
Over 500 babies named after Haaland after World Cup matches
2026-07-13 12:28:00
18 arrested in Spain, who is the Albanian known as 'Daci'?
2026-07-13 12:22:00
4.2 million euros for Kanye West, DP reports Rama and Gonxha to SPAK
2026-07-13 11:27:03
Heatwave hits Germany, over 5,400 heat-related deaths
2026-07-10 10:45:33
Land in "foreign hands"
2026-07-10 10:26:15
Mbappe the hero of France, the "Roosters" knock out Morocco in the quarterfinals
2026-07-10 09:54:33
Durrës/ 40-year-old man stabs his wife
2026-07-10 09:48:03
How much could the amount of drug money in the Albanian economy be?!
2026-07-10 09:08:34
Government reduces funds for farmers, increases ADF by 75 million euros
2026-07-10 08:55:46
Horoscope, get to know the star forecast
2026-07-10 08:32:54
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2026-07-10 07:52:04
A person was shot dead in Kurbin, first details
2026-07-09 22:54:48
Will the Police also stop those who criticize Rama online?
2026-07-09 21:57:02
FIFA decision shocks England, Quansah ruled out for two matches
2026-07-09 20:51:00
Protest/Pedagogue: 4 million euros for Kanye West is "the next concession"
2026-07-09 19:45:53
French MEP joins protests in Albania: Support for the "Pink Flamingo Revolution"
2026-07-09 19:28:07
Has the lek strengthened or overvalued?
2026-07-09 17:58:05
The trial on the merits for Ilir Meta and Monika Kryemadhi is postponed
2026-07-09 16:47:58
The match between England and Norway risks being postponed, this is the reason
2026-07-09 16:12:46
Murder in Shkodra/ Relatives: Peaceful family, no problems
2026-07-09 16:10:02
Kurti invites opposition leaders to a meeting to create new institutions
2026-07-09 15:43:05
This is the 62-year-old man who killed his wife in Shkodra
2026-07-09 15:01:43
Domestic crime/ Wife killed with shotgun, perpetrator and victim identified
2026-07-09 14:05:18
Gunfire in Shkodra, one victim suspected
2026-07-09 13:49:41
Weapons cache discovered in Fier, Prosecution sends 38-year-old to trial
2026-07-09 13:35:48
Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ikona Bonnie Tyler
2026-07-09 12:56:29
Monika Kryemadhi in the Criminal Court: The cell phone was seized illegally
2026-07-09 12:45:54