Flash News

KRYESORE

Ndryshimet Kushtetuese; Rama 'i lënduar' nga Meta, përplaset me ndërkombëtarët, i shtrin dorën Bashës dhe vajton kohët e shkuara me Sali Berishën

Ndryshimet Kushtetuese; Rama 'i lënduar' nga Meta, përplaset

Përmes një konference rreth një orë e 24 minutash me gazetarët pak më parë, kryeministri Rama iu është përgjigjur një për një të gjithë kritikëve të vendimit të Komisionit të Ligjeve për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore.

Duke e nisur nga Presidenti, ose sikurse ai e quan “opozita presidenciale”, kritikat e të cilit ishin më të freskëta dhe godisnin në atë çka Ramën e ka munduar për një kohë të gjatë që pas djegies së mandateve nga opozita jashtëparlamentare, legjitimiteti i Kuvendit; vetë kryeministri rithekson se “Kuvendi është sovran, nuk është faji i tij se opozita jashtëparlamentare vendosi t’i bëjë dalje parlamentit dhe se deputetët e opozitës së re s’i ka sjellë as ai as Taulant Balla, por kanë dalë nga firma e Bashës.”

I ‘lënduar’ nga fjalët e presidentit se “Kuvendi nuk i ka votat për të bërë ndryshimet Kushtetuese, pasi vetëm 82 deputet janë legjitim”, Rama shprehet se “nuk është e denjë që Kuvendi i Shqipërisë të anatemohet dhe të përbuzet nga institucioni i Presidentit të Republikës sepse etika institucionale është baza”.

Një sërë akuzash kryeministri ka hedhur edhe ndaj ndërkombëtarëve, duke e nisur me n/kryetarin e grupit të CDU-CSU në Bundestagun gjerman, David Wadephul, e për ta përmbyllur me ambasadorin e BE, Soreca, të cilët dhanë ultimatumin për votim në Parlament të marrëveshjes së 5 qershorit, ose do të bllokohet procesi i integrimit në BE.

Kërcënimit të Wadephul, Rama i është kundërpërgjigjur me një akuzë me gjysmë zëri “se është mik i Bashës”, të lustruar nga një prapashtesë “edhe mik i imi”; çka kjo është arsyeja pse ky i fundit mban anën e opozitës.

Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës.Deklarimi i zotit David Ëadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i zhbalancuar në planin politik. Është një mik i mirë i Lulzim Bashës dhe i imi, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çoj për të ndihmuar në letësimin e marrëdhënieve politike. Çmoj edhe faktin që është europian i palëkundur dhe vizionit për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja për cdo orë.

Deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë, sikur të ishte noter pa të drejtë fjale. Jemi 100% dakord që duhet miratuar, por nuk mund të jetë kusht për të ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar më tej zgjedhjet, ky është nxitimi në planin institucional. Në planin etik, ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte të verifikuara”, shprehet Rama.

Ndërkaq “mikut” tjetër evropian, ambasadorit Soreca, Rama i përgjigjet se rëndësi në gjithë këtë situatë ka produkti, pra miratimi i reformës zgjedhore për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare dhe jo instrumenti për të kënaqur Lulzim Bashën apo partitë e tjera jashtë parlamentit. “Ndërkombëtarët kanë sëkëlldi mos çmendet grupi i partive jashtë”, shprehet me ironi kryeministri, ndërsa vijon më të duke thënë se vetëm në Shqipëri kërkohet shumicë e cilësuar për kalimin e reformave, ndërkaq disa shtete evropiane- si Italia apo Greqia- shumë reforma kyçe i kanë bërë pa miratimin e opozitës.

Ndërkaq, referuar kundërshtarit të tij politik, Lulzim Bashës, Rama “i kufizuar” nga rrethanat ka ndjekur një qëndrim “tërhiqe mos e këput”. I lodhur nga akuzat e kryedemokratit, se me veprimet e tij Rama ka shkelur marrëveshjen e 5 Qershorit, Kryeministri e thotë prerë se: “Kush gabon, paguan", dhe: "Nëse Lulzim Basha nuk e do marrëveshjen, e heqim.”

Cdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin- të cilin vec të tjerash e ka braktisur vetë- të bëjë atë që thotë.

Nuk e kam ndjekur, por e përsëris që nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe se ai nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë të thjeshtë për të treguar që marrëveshja nuk ekziston. Ta heqim! Të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve”, ka thënë Rama, për të vijuar më pas në fund të diskutimit dhe zbutur tonet, teksa i kërkon kryeopozitarit të ulen në diskutime duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit.

Në takimin e sotëm të Ramës me gazetarët nuk kanë munguar as notat e melankolisë, ndërsa Kryeministri ka kujtuar kohën kur ishte në opozitë dhe i shkruante aso kohe, Sali Berishës për ta bindur të uleshin në tryezë.

Kur isha në krye të opozitës, i kam shkruar më shumë se një herë Berishës që dua të takohemi. Është gjithmonë kryeministri problemi, jo kreu i opozitës kur është fjala për tu ulur.

Teorikisht thuhet se kryeministri mund të humbë më shumë kur takohet dhe kreu i opozitës mund të fitojë më shumë”, ka thënë Rama.

Lexo edhe: https://politiko.al/ndryshimet-kushtetuese-rama-i-pergjigjet-metes-me-shprehjen-e-churchill-kush-nuk-ndryshon-mendje-eshte-budalla/

Lexo edhe: https://politiko.al/rama-pozicionon-meten-i-tregon-kushtetuten-presidenca-eshte-nje-seli-e-opozites-sjep-dot-opinion-per-ndryshimet-kushtetuese/

Lexo edhe: https://politiko.al/rama-shperfill-ultimatumin-e-bundestagut-gjerman-marreveshja-me-bashen-seshte-kusht-per-konferencen-e-pare-nderqeveritare/

Lexo edhe: https://politiko.al/kush-gabon-paguan-rama-kerkese-per-bashen-nese-nuk-e-do-marreveshjen-e-heqim/

Lexo edhe: https://politiko.al/ndryshimet-kushtetuese-kushtojne-integrimin-rama-wadephul-mik-i-bashes-deklarata-e-tij-zhgenjyese-koalicionet-nuk-ndalohen/

Lexo edhe: https://politiko.al/erdhe-ne-pushtet-me-lsi-ne-tani-koalicionet-qenkan-te-pamoralshme-rama-po-permiresojme-procesin-zgjedhor/

 

Të fundit