Flash News

KRYESORE

Basha flet nga Parlamenti, i drejtohet mazhorancës: Kemi dy parakushte

Basha flet nga Parlamenti, i drejtohet mazhorancës: Kemi dy parakushte

PD-ja ka vendosur të qëndrojë brenda parlamentit, deri në rinisjen e seancës parlamentare të orës 18:00.

Në një prononcim telefonik për “Gazeta Shqiptare”, kreu i PD-së ka thënë se opozita do qëndrojë në Kuvend, derisa zëri i saj të dëgjohet nga qeveria.

Basha tha se PD-ja ka dy parakushte, Reformën Zgjedhore dhe mposhtjen e krimit.

 “Ka 2 parakushte: Reforma zgjedhore që përfshin votimin elektronik dhe mposhtja përfundimtare e krimit. Kjo qeveri ka aleancë me krimin. Tjetër, duam të krijohen kushtet të ketë liri për të zgjedhur alternativa në zgjedhje. Shqiptarët kanë votuar që të kenë libra për fëmijët e tyre me çmim stratosferike, kanë votuar të kenë pensione mizerabël? Se kështu i bie që shqiptarët me vetëdije kanë votuar dike që po i shtyn drejt largimit, drejt zbrazjes së vendit. Se po zbrazet Shqipëria. Por jo! Nuk ka ndodhur kështu, sepse vota e tyre nuk është lidhur me alternativën. Qeveria ja ka lidhur votën shqiptarëve me krimin. Pra, pa zgjidhur këtë, qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.” – tha Basha përmes telefonit.

Mësohet se përfaqësues të PD dhe PS janë mbledhur për të arritur një marrëveshje lidhur me datën e mbajtjes së seancës. Palët po negociojnë për të shtyrë seancën në një ditë tjetër edhe pse ishte diskutuar se kjo seancë do të shtyhej për sot në orën 18.00. Mbetet për t’u parë vendimi i marrë nga politikanët dhe marrëveshja që do të arrijnë.

Të fundit