Flash News

Bota

7 vite burg për Imamoglu, kreu i opozitës akuzohet për sulme ndaj kryeprokurorit të Stambollit

7 vite burg për Imamoglu, kreu i opozitës akuzohet për sulme ndaj

Prokuroria turke ka kërkuar një dënim me 7 vjet burg heqjen e të drejtave politike për kryebashkiakun e arrestuar të Stambollit, Ekrem İmamoglu, në lidhje me deklaratat që ai bëri kundër kreut të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit.

Ky rast i paraprin rasteve që çuan në arrestimin e tij më 19 mars dhe nuk lidhet drejtpërdrejt me to.

Çështja përqendrohet në komentet që Imamoglu ka bërë në lidhje me kryeprokurorin publik të Stambollit, Akin Gurlek, duke vënë në dyshim integritetin e tij.

Sipas prokurorisë Imamoglu “ka shënjestruar, kërcënuar dhe fyer persona që punojnë në luftën kundër terrorizmit”.

Imamoglu tha se mendja e Gurlek është e kalbur dhe shtoi se kjo do të ç’rrënjoset nga kombi turk.

Gurlek, fillimisht si gjyqtar dhe më pas si prokuror, luajti një rol të rëndësishëm në gjyqe të mëdha që përfshinin ndjekje penale të figurave të opozitës. Ai më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i drejtësisë.

Në një tubim Imamoglu bëri deklarata të ashpra kundër Kryeprokurorit të Stambollit. Ai e cilësoi Gurlek dhe e cilësoi si një “gijotinë që qëndron në këmbë”.

Pas leximit të aktakuzës së prokurorisë, gjykata vendosi të vazhdojë gjyqin më 16 korrik.

Latest news