Flash News

Kosova

Presidentja Osmani në Samitin e SEECP: Koha që BE të lëvizë përpara me vendime konkrete për Kosovën

Presidentja Osmani në Samitin e SEECP: Koha që BE të

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi sot në fjalën e saj për mediat, në nisje të Samitit të SEECP në Tiranë, se është koha që BE të ecë përpara me vendime konkrete për Kosovën, duke iu referuar heqjes së masave të padrejta dhe dhënies së statusit të kandidatit.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të rajonit tonë.

Orientimi i Kosovës është i qartë dhe i palëkundur: drejt BE-së dhe NATO-s, si pjesë e natyrshme e familjes euroatlantike”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Në një mesazh në rrjetet sociale, presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Begaj për mikpritjen dhe lidershipin në këtë samit të nivelit të lartë të liderëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore në Tiranë.

Latest news