Flash News

KRYESORE

Erdogan uron që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të drejta

Erdogan uron që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një takim me anëtarët e Federatës së Ballkanit në “Takimin Rumeli- Ballkan”, i zhvilluar nga Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale në Qendrën Kulturore dhe të Kongreseve Beshtepe në Ankara, është ndalur edhe te zgjedhjet në Shqipëri e Maqedoni. Sipas  Anadolu Agency ai ka thënë se në Maqedoni kanë kaluar zgjedhjet, por ende nuk është marrë një rezultat. “Uroj që të merret një vendim sa më parë dhe të nisin udhëtimin. Gjithashtu së shpejti do të ketë zgjedhje edhe në Shqipëri. Urimi im është që edhe atje zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të drejtë”.

Presidenti turk ka vënë në dukje se ata që kanë ardhur nga Thrakia perëndimore, Bullgaria dhe nga Ballkani nuk janë emigrantë të Turqisë por janë bijtë e vërtetë të saj.

Të fundit