Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mirëmëngjes!
“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]
■6 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke cuar kështu në 182 numrin e viktimave. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 561 testime të kryera, 139 persona kanë rezultuar të infektuar. Referuar përkeqësimit të situatës dita-ditës, Presidenti Meta i bën thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme, ndërsa apelon qytetarët për më tepër përgjegjësi.
■“Rekordet e pathyeshme te pandemisë”, mjekja Liljana Shyqyriu, pjesë e task-forcës ati-COVID pranë opozitës, publikon statistikat: Shqipëria e fundit për testime COVID-i; kritika qeverisë për mungesë të një strategjie të qartë në menaxhimin e pandemisë dhe numër të ulët të testeve.
■Ish deputeti i PD, Bardh Spahia denoncon se testet serologjike nuk japin rezultatin e saktë për covid-19.
Sipas ish deputetit ky fakt ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT.
■ Deputeti i PS, Eljo Hysko ka fituar betejën me covid-19. Pas disa ditësh qëndrimi në shtëpi, Hysko së fundmi ka rezultuar negativ në testin e radhës. Lajmin e dha i vëllai, moderatori Turjan Hysko.
■Bejruti një ditë pas shpërthimit apokaliptik, si u kthye ‘Parisi i Lindjes së Mesme’ në një qytet gërmadhë.
Fotografia e një infermiereje në Bejrut po bën xhiron e rrjetit. E rrethuar me të vdekur e të plagosur, infermierja shpëton tre bebe nga spitali i shkatërruar.
E lidhur: Çfarë është nitrati i amonit, lënda kimike (27 ton) që rrafshoi Bejrutin
■Arjan Baci është personi që do të menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara nga SPAK të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Baçi u caktua nga Agjencia e Administrimit të Aseteve, si administrator shtetëror për këto pasuri, pas vendimit të gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit.
Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, ka deklaruar sot në një konferencë për mediat se disa nga 26 pasuritë e paluajtshme të Ylli Ndroqit, të sekuestruara nga SPAK nuk janë në pronësi të tij, ndërsa disa të tjera janë sekuestruar padrejtësisht. Ai u shpreh se do të apelojnë vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK, pasi për disa prej pronave nuk janë plotësuar kushtet për sekuestro si dhe ka parregullsi ligjore.
■Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë kundër aktit normativ të qeverisë për mbylljen e lokaleve dhe organizimeve të dasmave në kohë pandemie.
Në një reagim, në rrjetet sociale, Ndreu del pro shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë dhe shkruan se është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit.
■Moti i keq me dallgë të mëdha në Himarë fundos anijen e peshkimit. Roja bregdetare shpëton 3 pjesëtarë të familjes, por një grua që ishte pjesë e bordit u mbyt. Trupi i saj u gjet disa orë më vonë.
■Pasi ndryshimeve ligjore për sportin të realizuara deri më tani nga qeveria, ka reaguar edhe Liga Profesioniste e Futbollit. Nëpërmjet, një deklarate zyrtare, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.