Flash News

KRYESORE

Grabitja e Rinasit, publikohet videoja e “dajës” nga Peja

Grabitja e Rinasit, publikohet videoja e “dajës” nga Peja

Është publikuar videoja e kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhej me 9 prill pejani Ragip Hajdini, një prej të dyshuarve të grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit.

Sipas pamjeve, rezulton se kosovari që thirret me nofkën ‘Daja’, ndodhej me një grup miqsh në Spitallë, kur Admir Murataj dhe grupi i armatosur shkatërroi rrethimin e Rinasit dhe mori prej barkut të një avioni miliona euro.

Pamjet filmike u sekuestruan nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe janë dërguar për ekspertizë.

Ragip Hajdini u arrestua pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili flet për një takim mes pejanit dhe Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes.

https://www.youtube.com/watch?v=qwoSo5CifCc

Të fundit