Flash News

KRYESORE

Largohet Arian Çani nga Tv Klan, "Zonë e Lirë" ndërron kanal

Largohet Arian Çani nga Tv Klan, "Zonë e Lirë"

Arian Çani prej disa vitesh tashmë ka moderuar "Zonë e Lirë" në Tv Klan. Mediat kanë shkruar sot se moderatori ka marrë vendimin të largohet nga ky televizion.

Ndërsa thuhet se "Zonë e Lirë" do të transmetohet në ABC News, por ende nuk ka ndonjë reagim as nga ana e moderatorit as nga televizioni.

Nuk dihet ende nëse largimi i Çanit është si pasojë e ndonjë debati apo oferte më të mirë për moderatorin. “Zonë e Lirë” e filloi transmetimin në Telenorba në vitin 2003, për t’u transferuar më pas në Vizion Plus e ndërsa prej vitesh tashmë transmetohej në TV Klan.

Të fundit