Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Kuvendi shkarkon me 104 vota pro presidentin Ilir Meta

■ Kuvendi e shkarkoi, "presidenti shkon" në Gjykatën Kushtetuese, çfarë parashikon ligji hap pas hapi

Shkarkimi i Metës, reagon Presidenca: Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues

■ U shkarkua nga Kuvendi, Meta reagon me ironi: Një pasdite të qeshur me këtë thënie frymëzuese

■ 104 votuan pro, kush janë shtatë deputetët që votuan kundër shkarkimit të Ilir Metës, dy të tjerë abstenuan

Ekspertët komentojnë shkarkimin e Presidentit: Gjykata kushtetuese mund të kërkojë opinion të ri nga Komisioni i Venecias 

■ 13 qershori/ Përjashtohen nga zgjedhjet anëtarët që bënë fushatë për partitë e tjera, ç’parashikon statuti i PD

■ Ndalimi i mediave në komisionet parlamentare, Kuvendi: Prania e kamerave krijon vështirësi, sistemi i ri rrit transparencën, BE e përgënjeshtron: Jo në përputhje me udhëzimet e IPA-s

■ Reagon PD për shkarkimin e Metës: Vendim antikushtetues, Gjykata Kushtetuese të ruajë paanësinë

■ Nga Olta Xhaçka te Rudina Hajdari, kush janë deputetët që s'morën pjesë te shkarkimi i Metës

■ Shkarkimi i Voltana Ademit si drejtuese e Shoqatës së Bashkive, PDSynohet tërheqja e padisë në Kushtetuese për zgjedhjet lokale

Ardi Veliu mbledhje urgjente me drejtuesit e policisë vendoreQëndrimi i secilit në detyrë varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim

■ Bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takohen më 15 qershor

■ Sondazhi i IDM: Bie besimi i shqiptarëve te qeveria dhe policia, cili është institucioni më i besueshëm. Sa i përket Reformës në Drejtësi, vetëm 28.7% e të anketuarëve beson se po zbatohet me korrektësi.

■ Zgjedhjet në PD/ Gjana tha se janë mbi 75 mijë anëtarë që kanë të drejtë votë. Ngre problem mosdorëzimin e listave të monitoruesve: Agron Shehaj ka dorëzuar një listë blof

■ Kuvendi i përjashtoi nga aktivitetet/ Gazetarët në protestë: Parlamenti të tërhiqet, ky vendim nuk i shërben transparencës.

 

Të fundit